Ushqimet që ulin rrezikun e kancerit të gjirit? Studimi i ri ofron të dhëna të reja

/ 2 minuta lexim

Vajzat adoleshente që konsumojnë sasi të madhe të frutave kanë gjasa më të vogëla që të preken nga kanceri i gjirit, sugjeron një studim i fundit.

Në anën tjetër, gratë që konsumojnë alkohol mund të rrisin rrezikun për kancerin e gjirit, por ulin shanset që të preken nga sëmundjet e zemrës, transmeton koalb.com.

Studiuesit sugjerojnë që konsumimi i mollave, bananve dhe rrushit gjatë adoleshencës është i lidhur ngushtë me zvogëlimin e rrezikut të kancerit të gjirit.

Poashtu, gratë që kanë konsumuar portokall dhe kale kanë mundësi të mbrohen nga kanceri i gjirit, megjithatë ata shtojnë se lëngu i frutave nuk jep ndonjë përfitim të madh shëndetësor.

Uji Dea

“Ky studim në mënyrë specifike tregon se konsumimi i frutave të larta gjatë adoleshencs mund të jetë i lidhur ngushtë me zvogëlimin e rrezikut të kancerit të gjirit”, tha autorja e studimit Maryam Farvid.

Gjatë dy dekadave studim, më shumë se 3,200 gra në mënyrë inovative janë prekur nga kanceri i gjirit, por studiuesit kanë arritur në përfundim që konsumimi i frutave në adoleshencë lidhet me zvogëlimin e rrezikut për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Një ekip hulumtues nga Universiteti i Oksfordit, ka paralajmëruar se duhen më shumë prova rreth studimit, megjithatë kanë konstatuar se konsumimi i frutave sjell të mira shëndetësore.

“Prindërit mund të bëjnë një punë të madhe nëse arrijnë të mesojnë fëmijët që të konsumojnë më shumë fruta dhe nëse inkurajojnë adoleshentët të konsumojnë sa më shumë ushqim të zakonshëm”, tha Farvid. /Koalb.com