RCCOLA

Ushqimet që shërojnë shumë sëmundje

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

A është me të vërtetë e nevojshme që të konsumohen aq shumë tableta? Ndoshta disa prej problemeve mund t’i zgjidhni me ilaçe bimore. Jua sjellim disa gjëra ushqimore, të cilat janë jashtëzakonisht të shëndetshme.

Bananet

Tradicionalisht është menduar që bananet janë melhem i vërtetë për lëkurën. Është përdorur edhe për shërim të plagëve nga therjet e insekteve, lëndimeve dhe djegieve. Që bananet me të vërtetë janë të mira për lëkurën, kanë konfirmuar edhe studimet shkencore. Ajo në fakt ka karakteristika kundër inflamacionit, të cilat e qetësojnë lëkurën, është e mirë për aplikim, si të jashtëm ashtu edhe të brendshëm. Në lëkurë zakonisht vendosen bananet më të vjetra e më të buta, e ato më jeshilet hahen.

Majdanozi

Në kohën e lashtë problemet urologjike janë zgjidhur me majdanoz. Gjendja është e njëjtë edhe në kohën moderne, sepse bazë e shumë ilaçeve është në fakt majdanozi. Pra, edhe shkenca moderne ka konfirmuar karakteristikat jashtëzakonisht të dobishme të majdanozit për traktin urinar. Majdanozi e nxit dhe e shpejton sekretimin e urinës dhe për këtë arsye rekomandohet kur personi vuan nga inflamacioni i fshikëzës ose gurët në veshka. Veçanërisht i dobishëm është çaji nga majdanozi, por mirë është të hahet edhe i freskët.

Qepa

Fundamenti

Në shumë kultura qepa tradicionalisht është konsideruar si bimë që zgjidh shumë probleme shëndetësore. Është përdorur në luftë kundër diabetit, vështirësive me organe të frymëmarrjes, ftohjes dhe problemeve me tretjen. Njerëzit kanë pirë lëng të qepës, sepse kanë besuar se ai shëron. Studimet më të reja zbulojnë që qepa me të vërtetë është shumë e dobishme. Qepa, siç është dëshmuar, redukton simptomat e diabetit dhe mbron nga sëmundjet vaskulare. Gjithashtu parandalon proceset e inflamacionit në organizëm, mbron tretjen, e është e mirë edhe për parandalim të kancerit të gjirit.

Speci

Për shekuj të tërë, speci është konsideruar si ilaç për gjithçka. Njerëzit e kanë përdorur për largim të dhimbjeve, por edhe si afrodiziak. Ka qenë zgjedhje e mirë për shkak se edhe studimet moderne kanë zbuluar që speci me të vërtetë ka karakteristika analgjetike. Është vërtetuar që speci ndikon në kalimin e proceseve kimike në tru të cilat janë përgjegjëse për dhimbjen dhe në atë mënyrë e zbusin dhimbjen. Speci gjithashtu ka efekt pozitiv në humbje të peshës sepse i djeg shpejtë dhjamërat, sidomos ato që mblidhen në bark.

Limoni

Në kohët e lashta besohej që limoni largon ankthin, e rrit aftësinë për të mbajtur mend dhe përmirëson kualitetin e gjumit dhe punën e tretjes. Siç kanë zbuluar studimet e reja, besimet e tilla nuk kanë qenë të gabuara. Në fakt, shkencërisht është dëshmuar që limoni me të vërtetë e redukton ankthin dhe ka ndikim pozitiv në tru. Është dëshmuar madje që çaji nga limon redukton simptomat e demencës. Nëse keni probleme të tilla, përpiquni që të konsumoni limon sa më shpesh.

(Kosova Sot)