Eko Higjiena

Ushqimet që shërojnë dhimbjet e shkaktuara nga të qëndruarit ulur

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Qëndrimi ulur për tetë orë në zyrë shkakton dhimbje, nëse gjatë ditës nuk lëvizni.Nëse jeni dikush që harroni të jini më aktivë, ekziston mundësia që përmes ushqimeve që luftojnë inflamacionet ta përmirësoni gjendjen.

FARAT ÇIA

Farat çia janë të pasura me aminoacide omega-3 që ndihmojnë luftimin e inflamacioneve. Mund t’ju ndihmojnë edhe te humbja në peshë pasi ngadalësojnë tretjen, ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe reduktojnë dëshiron për ëmbëlsira.

BORONICAT

Shumica e llojeve të boronicave janë të pasura me substancën antocianinë, që ju dhuron ngjyrën e tyre. Antocianina posedon përbërës antioksidues dhe kundër inflamacioneve, që edhe është arsyeja përse këto fruta cilësohen si superushqime.

ANANASI

Ananasi përmban një substancë të quajtur bromelainë, që në fakt është një enzimë (apo edhe një kompleks enzimash) që është i pasur me përbërës të shumtë që luftojnë inflamacionet.

RCCOLA

PANXHARI

Panxhari në vete përmban një substancë të njohur, e cila i lufton në mënyrë efektive inflamacionet, me emrin betalainë. Ekspertët kanë dëshmuar se kjo substancë e mbron zemrën.

LAKRA E KUQE

Lakra e kuqe posedon sasi të madhe të pigmentit antocianinë, e ngjashme me atë në boronica. Është në majën e perime që përmban sasi të madhe me vitamina. Konsumoni lakër të kuqe të papërpunuar, për t’i përfituar të gjitha këto veti.

PERIMET ME NGJYRË TË PORTOKALLTË

Perimet e portokallta, përfshirë karotat dhe patatet e ëmbla, përmbajnë sasi të madhe me karotenoide, një familje tjetër e substancave me përbërës kundër inflamacioneve. Betakarotinë, në trup shndërrohet në vitaminën A, që e ekuilibron dhe e forcon sistemin imun.

(Kosova Sot)