GRANDEMALL

Ushqimet që s’duhet ngrënë para gjumit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Të gjithë e dimë që orari i vaktit të fundit duhet të jetë ora 7 pasdite por sa nga ne e zbatojnë këtë “rregull”?Nëse bëni pjesë tek ata njerëz që nuk e zbatojnë atëherë duhet të keni parasysh që këto ushqime të mëposhtme t’i shmangni sa të mundeni:

Brokoli dhe lulelakër – Sipas një studimi të ri, disa perime është më mirë që të hahen vetëm në drekë.

Ndër ta janë brokoli dhe lulelakra, pasi kanë shumë fibra të patretshme dhe nëse i konsumoni përpara se të flini, trupi juaj do të jetë ende duke punuar për tretjen e tyre, ndërkohë që ju bëni një gjumë të parehatshëm.

Mish i kuq – Ka shumë proteina dhe ka një efekt të njëjtë në trup me atë të brokolit dhe lulelakrës.

GRANDEMALL

Salcë domateje – Duhet shmangur në darkë pasi ka shumë aciditet. Nëse doni të hani makarona me salcë, të paktën konsumojini 3 orë përpara se të flini.

Edhe ushqimet pikante ju lënë pa gjumë natën, pasi ngrenë temperaturën e trupit.

Çokollatë e zezë – Është mirë që të konsumohet gjatë ditës, pasi përmban kafeinë dhe ju jep shumë energji, që në mes të natës nuk ka ç’ju duhet. Thjesht do ju mbajë zgjuar.

Pije me gaz – Të gjithë e dimë se pijet e gazuara nuk janë të mira për organizmin. Duke qenë se kanë shumë sheqer, jo vetëm që ju shëndoshin dhe ju krijojnë probleme me sheqerin në gjak, por edhe shqetësojnë gjumin

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.