Eko Higjiena

Ushqimet që reduktojnë nivelin e stresit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kërkoni për këto ushqime nëse ndiheni nën presion, humorin e keni poshtë, apo jeni të stresuar. Duke konsumuar këto ushqime anti stres, ju do të filloni të ndiheni përsëri në formë.

1.Portokalli

Një studim gjerman në psikofarmalogji, gjeti se vitamina C, ndihmon në pakësimin e nivelit të stresit dhe kthen presionin e gjakut dhe nivelin e kortizolit në parametra normale. Vitamina C është gjithashtu e njohur për rritjen e sistemit imunitar.

2. Patatja e ëmbël

Patatja e ëmbël mund të jetë një ushqim për reduktimin e stresit, pasi patatja mund të plotësojë urgjencën tuaj për ëmbëlsira dhe karbohidrate. Ato janë të pasura me beta-karoten dhe vitamina të tjera, si dhe me fibra që ndihmojnë trupin të procesojë karbohidratet në një mënyrë më të avashtë.

3. Kajsitë

Janë të pasura me magnez, i cili është një anti stresant dhe një relaksues shumë i mirë i muskujve.

4. Bajamet, pistikat dhe arrat

Bajamet janë të pajisura me vitaminë B dhe E, të cilat ndihmojnë në rritjen e sistemit imunitar, arrat dhe pistikat ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

5. Spinaqi

Mobi Casa

Defiçencat në magnez mund të shkaktojnë migrenë dhe ndjenjë lodhjeje. Nëse konsumoni shpesh spinaq, do të zëvendësoni nevojat e trupit për magnez.

6. Mish i pulës

Mishi i Pulës mban një aminoacid që quhet L-tryptophan. Ky aminoacid ndihmon në çlirimin e serotoninës, i cili është një element kimik i shkëlqyer për trurin. Prandaj njerëzit që konsumojnë më shumë mish pule ndihen më të relaksuar dhe jo të lodhur. L-Tryptophan, është e faktuar që ka efekt qetësues.

7. Perimet jeshile

Brokoli dhe të gjitha zarzavatet e tjera me ngjyrë jeshile, jan të pasura me vitamina që ndihmojnë në fuqizimin e trupit në kohën e stresit.

Më shumë këshilla për uljen e stresit:

– Ushtrime të rregullta

– Pije energjike për mëngjes

– Ngrënja e vakteve të vogla në ditë, të cilat do të ndihmojnë në mbajtjen e qëndrueshme të sheqerit në gjak ( kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët, energjia fizike, mentale dhe emocionale e trupit ulet dhe stresi rrite).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.