UBT

Ushqimet që pothuajse nuk kanë kalori

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Me arritjen e ditëve të ngrohta, shumica prej nesh fillon të mendojë për stinën e verës dhe kthimi i trupit në gjendjen e duhur. Këtu ju ndihmojnë ushqimet, që nuk përmbajnë kalori dhe që ju ndihmojnë të humbni në peshë në mënyrë të shëndetshme.

Selino

Edhe pse nuk është aq i shijshëm, selino është ushqim shumë i shëndetshëm, që mund të jetë grimcuar. Shmangeni ta hani me salcë kalorike ose me gjalpin e kikirikëve, sepse në atë rast nuk keni bërë asgjë të dobishme. Në 100 gramë, selino përmban vetëm 16 kalori, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Portokajtë

Portokajtë e mbajnë pozitën e parë për përmbajtjen me vitamina C, që e posedojnë në sasi të madhe, ndërsa kur flasim për kaloritë nuk janë të pasura, për fat të mirë. Në 100 gramë portokaj ka vetëm 47 kalori. Janë mënyra e duhur për ta ëmbëltuar shpirtin.

Lakra

Lakra është një perime, që njihet për përbërësit që ka dhe luftimin kundër kancerit, ndërsa që e hasim edhe në listën e ushqimeve, që e lufton mbipeshën. Mënyra më e mirë për ta konsumuar është në supë dhe gjellë, e në 100 gramë përmban vetëm 25 kalori.

UBT

Shpargujt

Për momentin janë në pikun e sezonit, kështu që do të ishte mirë t’i konsumoni në formën e freskët. Janë shumë të shëndetshëm, kanë efekt diuretik, e kombinohen mirë me vezë, lëngun e limonit dhe vajin e ullirit. Në 100 gramë përmbajnë vetëm 20 kalori, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Panxhari

Kjo perime me rrënjë njihet për faktin se është e pasur me hekur dhe më së shpeshti përdoret në shërimin e anemisë. Panxharin mund ta piqni, zieni, por edhe ta hani të papërpunuar. Pa marrë parasysh se në cilën formë e përdorni, nuk do të gaboni, sepse në 100 gramë përmban 43 kalori.

Trangujt

Pjesa më e madhe e trangujve është e përbërë prej ujit, prandaj edhe nuk habit fakti se janë të varfër për nga kaloritë. Porsa të fillojë sezoni i tyre, përdoreni sa më shumë, e prej tij mund të përgatisni sallatë, lëngje freskuese dhe supë të ftohtë. Në 100 gramë tranguj ka vetëm 16 kalori.

(Kosova Sot)