FIDANISHTJA

Ushqimet që përshpejtojnë shërimin e plagëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prerjet, djegiet, dhimbjet muskulore dhe lëndimet ndikojnë në aktivitetin tonë të përditshëm duke na lënë një shije diskomfor ose dhimbjeje. Nëse përfshini në dietën tuaj këto ushqime, ju do të nxisni përshpejtimin e rikuperimit të tyre duke ndihmuar trupin të marrë veten më shpejt.

Mjalti: Ai redukton inflamacionin, ënjtjen dhe dhimbjet. Ka veti antibakteriale duke parandaluar kështu kontaminimin e plagëve nga bakteret.

Ushqime të pasura me vitaminën C: Ushqime të tilla si agrumet, specat, domatet, lakrat, patatet, bishtajat dhe spinaqi ndihmojnë procesin e shërimit. Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në formacionin e kapilarëve, kockave, kështu që përfshirja e ushqimeve të tilla në dietën tuaj promovon shërimin.

Fruta të thata dhe fara: Ato përmbajnë acide yndyrore esenciale, si dhe antioksidues dhe vitaminë E. Vitamina E redukton inflamacionin dhe i bën membranat e qelizave më të qëndrueshme. Farat e lulediellit, lajthitë, bajamet janë vetëm disa shembuj.

Ushqimet me proteinë: Proteinat luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e shërimit dhe për këtë arsye ekspertët rekomandojnë të shtoni më shumë proteina në dietën tuaj. Ushqime si pula, vezët, gjeli i detit, mishi i viçit dhe qumështi përmbajnë aminoacide që rigjenerojnë indet dhe muskujt e lënduar.

Uji Dea

Shafrani: Erëzat nuk shërbejnë vetëm për t’u shtuar shije ushqimeve, por mund të shërojnë edhe plagët, edhe shenjat. Prezenca e kurkuminës tek shafrani përshpejton procesin e shërimit për shkak të vetive antiinflamatore. Në Indi aplikohet ende për shërimin e plagëve./zeri/

Vitaminat: C, DE, E

Proteinat: 12.6 g

Mineralet: kalium, hekur, magnez

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.