GRANDEMALL

Ushqimet që përmbajnë më shumë kalium se bananet

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kaliumi është një mineral që klasifikohet si elektrolit, i cili mbart një ngarkesë elektrike kur tretet në gjak.

Ky mineral ndihmon me shumë procese në trup, përfshirë rregullimin e ujit brenda dhe jashtë qelizave, dërgimin e sinjaleve nervore dhe kontrollin e kontraktimeve të muskujve, shpjegojnë ekspertët.

Gjithashtu ai ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut, zvogëlon rrezikun e goditjes në tru, parandalon formimin e gurëve në veshka dhe osteoporozën.

Të gjithëve ju shkon mendja tek bananet kur përpiqen të konsumojnë kalium.

Megjithatë, një banane e vetme përmban vetëm 9% të vlerës ditore për kalium.

Avokadot

Avokadot janë plot me fibra dhe yndyra të shëndetshme veçanërisht për zemrën.

Vetëm gjysma e një avokadoje përmban 10% të vlerës ditore për kalium, që është më shumë se ajo e një bananeje.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë A, të domosdoshme për shëndetin e syve dhe të lëkurës.

Ato gjithashtu janë të mbushura me fibra të shëndetshme për zemrën.

Një patate e ëmbël me madhësi mesatare, përmban 12 % të nevojave tuaja ditore për kalium.

Spinaqi

UBT

Spinaqi është i ulët në kalori, i lartë në fibra dhe i mbushur me acid folik.

Ai është gjithashtu i pasur me luteinë dhe zeaksantinë, të cilat mbështesin shëndetin e syve.

Vetëm 3 gota spinaq, përmbajnë 12% të nevojave ditore për kalium.

Shalqiri

Sipas ekspertëve, shalqiri është i mbushur me antioksidantë që zvogëlojnë rrezikun për tu prekur nga lloje të ndryshme kanceri.

Për më tepër, 1/8 e një shalqiri përmban 14% të nevojës ditore për kalium, vitaminë A, Vitaminë C dhe fibra.

Fasulet

Fasulet nuk janë vetëm të pasura me proteina dhe fibra me bazë bimore, por një filxhan me fasule përmban midis 14 dhe 18% të nevojës ditore për kalium.

Kajsitë

Kajsitë e thata janë një meze e lehtë e shijshme, ato përmbajnë rreth 10% të vlerës ditore për kalium.

Shegët

Shegët japin përfitime shëndetësore për zemrën, përmbajnë shumë antioksidantë dhe fibra.

Ato përmbajnë në mbi 14% të nevojës ditore për kalium./AgroWeb.org

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.