Uji Dea

Ushqimet që parandalojnë diarrenë

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, diarrea është shkaku i zakonshëm i vdekjeve në vendet në zhvillim dhe shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjeve tek foshnjat në gjithë botën. Humbja e lëngjeve të trupit mund të çojë në dehidratim. Në 2009-n, diarrea shkaktoi 1,1 milionë vdekje.

Çfarë është diarreja

Diarreja është një simptomë që karakterizohet nga nxjerrja e shpeshtë e feçeve (5-6 herë në ditë ) të cilat kanë konsistencë më të hollë. Ajo shkaktohet nga kalimi ë shpejtë në traktin digjestiv ë lëndëve ushqimore. Një nga problemet më serioze që mund të paraqesë diarreja është se ajo mund të shkaktojë dehidrim që do të thotë se trupi ka nuk ka lëngje të mjaftueshme për të kryer funksionet e tij. Sidomos pamjaftueshmëria e lëngjeve mund të jetë e rrezikshme tek fëmijët dhe tek të moshuarit.

Simptomat e diarresë

Diarreja mund të shoqërohet me dhimbje abdominale(barku), fryrje barku dhe gazra. Në varësi të shkakut personi mund të ketë ethe dhe gjak në feçe. Diarreja mund të jetë akute(me kohë të shkurtër) ose kronike( e zgjatur në kohë). Forma akute e cila zgjat me pak se 4 javë zakonisht është e lidhur me infeksionet bakteriale, virale ose parazitare. Diarreja kronike zgjat më shumë se 4 javë dhe është e lidhur me çrregullime funksionale si p.sh: sindromi i zorrës së irrituar etj.

Cilat janë shkaqet e diarresë?

Diarreja mund të shkaktohet nga një problem i përkohshëm si p.sh: nga një infeksion i thjeshtë, nga një problem kronik si sëmundjet e traktit tretës.

Disa nga shkaqet e diarresë janë:

-Infeksionet bakteriale. Disa lloje baktere të marrë gjatë konsumimit të ujit dhe ushqimeve të kontaminuara (infektuara) mund të shkaktojnë diarre. Bakteret më të shpeshta janë: Salmonella, Shigella, dhe E. coli.

-Infeksionet virale. Disa viruse mund të shkaktojnë diarre si p.sh: herpes simplex virus, dhe hepatitis viral.

-Intoleranca nga ushqimet. Disa njerëz nuk mund të tresin disa përbërës të ushqimeve si p.sh laktozë sheqer që gjendet tek qumështi dhe nën produktet e tij.

– Parazitët. Parazitët mund te hyjnë në trup nëpërmjet ushqimeve dhe ujit dhe fiksohen në sistemin tretës.

– Reaksioni ndaj mjekimeve si p.sh prej antibiotikëve, ilaçeve kundra hipertensionit, etj.

– Sëmundje të zorrëve

– Çrregullimet funksionale të zorrës si p.sh: sëmundja e zorrës së irrituar në të cilën zorrët nuk punojnë normalisht.

Gjithashtu personat të cilët vizitojnë shtete të huaja mund të kenë probleme me diarrenë e quajtur ,”diarreja e udhëtimit”, e shkaktuar nga konsumimi i ushqimeve dhe ujit të infektuar me baktere, viruse dhe parazitë.

Shenjat e përgjithshme të dehidrimit përfshijnë:

-etje

-urinim më të rrallë

-lëkurë e thatë

-lodhje

-marrje mendsh

-urinim me ngjyre të errët

Parandalimi i dehidrimit

Fundamenti

Dehidrimi ndodh kur trupi gjatë diarresë humbet shumë lëngje dhe bashkë me to dhe mikroelementë si kalium dhe natrium. Lëngjet dhe mikroelementët duhet të zëvendësohen menjëherë sepse trupi nuk mund të kryeje funksionet bazë të tij pa to. Dehidrimi në veçanti është i rrezikshëm tek fëmijët të cilët mund të vdesin brenda disa ditëve. Edhe pse uji është i rëndësishëm në parandalimin e dehidrimit, ai nuk përmban mikroelemente. Për të mbajtur në normë nivelin e elektroliteve ju mund të merrni: supë e cila përmban natrium, lëngje frutash, fruta të buta ose perime të cilat përmbajnë kalium.

Ushqimet që parandalojnë diarrenë

Derisa diarrea të kalojë mirë është të mos konsumojmë qumësht dhe nënproduktet e tij, ushqimet me yndyrë, ushqimet me përmbajtje të lartë fibrash ose ushqimet shumë të ëmbla. Këto ushqime kanë prirje ta përkeqësojnë diarrenë. Specialistët këshillojnë bananet, orizin, patate të ziera ose pure, karota të ziera dhe pule të pjekur pa lëkurë dhe yndyrë. Këtë lloj diete amerikanët ndryshe e quajnë BRAT ( bananas, rice, applesauce, and toast)

Ushqimet që nuk duhet t’i konsumojmë gjatë diarresë

1. Ushqimet me yndyrë.

Ushqimet me përmbajtje të lartë yndyrore mund të përshpejtojnë kontraktimet e zorrëve, prandaj është mire të evitohen yndyrnat, të skuqurat etj.

2. Produktet e qumështit

Edhe nëse nuk vuani nga intoleranca e laktozës, (paaftësia për tretur sasi të caktuar laktoze, sheqer kryesor që gjendet te qumështi)do të ishte ide e mirë mënjanimi i disa produkteve të qumështit. Laktoza është sheqeri kryesor në qumësht dhe në shumicën e produkteve qumështore. Zorra e hollë liron enzimën e quajtur laktazë, e cila ju ndihmon tek tretja e këtij sheqeri. Kur jeni intolerantë në laktozë sistemi juaj tretës nuk prodhon mjaftueshëm laktazë.

Simptomat e intolerancës në laktozë janë:

• Fryrja;

• Diarreja;

• Gazrat e dhimbshme;

• Ngërçet në stomak.

3. Ushqimet pa sheqer

Disa ëmbëltues dhe zëvendësues sheqeri mund të kenë një efekt laksativ, si dhe mund t’ju shkaktojnë gazra, prandaj këshillohet që derisa të ndjeheni më mirë, të evitoni si soda dietike, çamçakëzat pa sheqer etj.

4. Ushqimet që shkaktojnë gazra

Disa perime shkaktojnë gazra në zorrë, gjë

që mund të çojnë në shtimin e diarresë:

· Fasulet

· Brokoli

· Lakra

· Lulelakra

· Qepët

· Bizelet

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.