RCCOLA

Ushqimet që nxisin djegien e dhjamit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Fibrat ushqimore në këto ushqime trajtojnë me sukses kapsllëkun, e ulin kolesterolin dhe e nxisin punën e metabolizmit. Ato shpejtojnë tretjen dhe nxisin djegien e shtresave dhjamore.

KUMBULLAT

Kumbullat janë të pasura me fibra, që stabilizojnë tretjen, por përmbajnë edhe antioksidues që ndihmojnë në luftën kundër diabetit, mbipeshës dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës. Konsumojini të freskëta mes shujtave, ose shtojini në bollgur, jogurt ose pije të dendura.

LAKRA

Eco Higjiena

Lakra është e pasur me fitonutriente, e sidomos me fibra që trajtojnë kapsllëkun, e ulin kolesterolin dhe e nxisin punën e metabolizmit. Më së miri është që ta preni në pjesë të holla dhe ta konsumoni të papërpunuar në sallata.

FASULJA

Fasulja është burim i proteinave bimore dhe fibrave që bëjnë mrekulli për tretjen dhe organizmin. Fasulja ngop në mënyrë efikase, ndërsa është e pasur edhe me hekur dhe magnez që relaksojnë muskujt pas ushtrimeve ose notit.

(Kosova Sot)