Eko Higjiena

Ushqimet që nuk duhet t’i hani në mëngjes

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm, sepse trupi mund të furnizohet me ushqyesit më të nevojshëm për një energji të vazhdueshme gjatë ditës.

Gjithçka që ju hani në mëngjes ka mundësinë ose t’ju bëjë më të shëndetshëm ose të nxisë sëmundjet dhe t’ju bëjë të shtoni në peshë.

Mëngjesi nuk është një vakt që mund të anashkalohet.

Nëse e shmangni atë do të shtoni në peshë, do të ndiheni më të plogësht dhe jo të kthjellët.

Cilat janë ushqimet që nuk duhet të konsumoni në mëngjes?

Ëmbëlsira

Sipas të dhënave përveç se ofrojnë shumë kalori, ëmbëlsirat e mbushin trupin me sheqer.

Një petull e ëmbël ka 20-50 gramë sheqer, që e detyron trupin të sekretojë më shumë insulinë.

Luhatjet e sheqerit në gjak bëhen më ekstreme dhe nxisin urinë edhe nëse keni ngrënë mëngjes. Ju do të keni dëshirë për më shumë karbohidrate.

Mjafton një ëmbëlsirë në mëngjes që të futeni në një rreth vicioz të ushqyerjes së keqe.

Simitet me salsiçe

Salsiçet me bukë përmbajnë sasi të mëdha të kripës gjë që rrit frikshëm tensionin e gjakut. Nëse vuani nga hipertensioni, ky ushqim mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e ishemisë.

Uji Dea

Përveç kësaj, salsiçet konsiderohen një ushqim i përpunuar që rrit rrezikun e disa llojeve të tumoreve.

Ushqimet e brumit

Byrekët e produkte të tjera të brumit nuk duhen ngrënë në mëngjes. Kaloritë, yndyrat e ngopura dhe karbohidratet e përpunuara rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Nëse nuk hiqni dorë prej tyre, përpiquni t’i konsumoni më rrallë.

Drithërat shumëngjyrëshe

Fëmijët i adhurojnë drithërat, veçanërisht ato shumëngjyrëshe.

Megjithatë, prindërit duhet të dinë që drithërat nuk janë një zgjedhje e zgjuar për shëndetin e fëmijës.

Së pari, ato janë të mbushura me sheqer dhe kalori boshe.

Së dyti, ushqimet me ngjyrues i bëjnë fëmijët hiperaktivë.

Në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar, ngjyruesit artificialë janë të ndaluara të përdoren në prodhimin e ushqimeve.

Përse të mos i ndaloni edhe ju nga tryeza e mëngjesit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.