GRANDEMALL

Ushqimet që mund t’ju shpëtojnë zemrën

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Së paku tri herë në ditë keni mundësinë e uljes së kolesterolit, të ulni shtypjen e lartë të gjakut dhe në përgjithësi ta pakësoni rrezikun nga sëmundjet e zemrës, duke konsumuar këto ushqime.

Vaji i ullirit

Ky lloj i vajit është i pasur me yndyra të pangopura, të cilat mund ta ulin shtypjen e lartë të gjakut. Me rëndësi është të pakësoni konsumimin e yndyrave të ngopura (që gjenden në djathë, gjalpë dhe mishin e yndyrshëm). Zëvendësime të mira janë ushqimet me vaj ulliri (sallatat dhe gjellët), avokado, arrat dhe burimet e tjera të yndyrave të pangopura. Vaji i ullirit “extra virgine“ ka edhe përparësi tjera – përmban polifenole, që parandalojnë kolesterolin e keq që të ngjitet nëpër muret e arterieve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Bademi

Kur personat e rritur hanë rreth 30 g në ditë të këtyre pemëve me lëvozhgë të fortë, niveli i kolesterolit të keq ju ulet për 13 deri 20 për qind. Të gjitha pemët me lëvozhgë të fort janë të shëndetshme dhe të ushqyeshëm, por sidomos bademi është i shëndetshëm për zemër, sepse përmbajnë shumë vitamina E. Ky antioksidues ndikon edhe në parandalimin e arterosklerozës. Po ashtu, janë burim i kalciumit. Nëse nuk i pëlqeni të papërpunuar, atëherë provoni t’i piqni pak në furrë, kjo jua përmirëson shijen.

Elbi

Mobi Casa

Ky lloj i drithit ka veti të shumta shëruese. Në një studim është zbuluar se elbi është ushqimi i duhur në mbajtjen në nivel të duhur të glukozës. Arsye mund të jetë arsyeja e madhe e elbit, që është i pasur me fibra, që ngadalë kalon nëpër traktin tretës dhe ndihmon në uljen e kolesterolit. Elbin mund ta përgatisni në mënyrë të ngjashme sikurse orizin integral (pra, e zieni nga 45 minuta deri në një orë). Është edhe shtesë e mirë ta shtoni me peshk dhe me perime.

Erëzat nga specat pikant

Nëse gjellëve tuaja të përgatitura jua shtoni edhe erëzat pikante të bluara, atëherë në mënyrë automatike do të ndikoni në parandalimin e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak pas shujtave, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Karota

Studimet e ndryshme nga universiteti në Harvard kanë potencuar se sa e shëndetshme është për organizmin e njeriut që për çdo ditë të hanë gjysmë gotë me karota. Kjo sasi e ul rrezikun për t’u prekur nga diabeti te fermat, madje deri në 27 për qind.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.