Uji Dea

Ushqimet që mund t’i hani në sasi të pakufizuara

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kurdo që dëshironi të humbni në peshë apo të ruani peshën që e keni, është e vështirë të kontrolloni veten për të mos e tepruar me ushqime. Në vijim ju sjellim ushqime që mund t’i hani gjithë ditën, sepse përmbajnë pak kalori.

SELINO

Selino përmban gjashtë kalori për 100 gramë. Është i përbërës 95 për qind nga uji. Po ashtu, pothuajse nuk ka vlerë kalorike. Përmban po ashtu 30 për qind dozë të dozave ditore me vitamina K. Ju rekomandojmë ta hani të freskët, sepse humb vlerat ushqyese, pasi të qëndrojë për kohë të gjatë apo të përpunohet.

BROKOLI

Brokoli jo vetëm se ka shije të hatashme, po ashtu përmban pak kalori. Është ushqim i preferuar për të gjithë ata njerëz që duan të humbin në peshë. Është ushqim i pasur me vitaminat A, C, E, I, dhe K, si dhe përmban rreth 20 për qind të nevojave të dozës ditore për fibra.

DREDHËZAT

Sikurse shalqiri apo grejpfruti, edhe dredhëzat po ashtu kanë vetëm 50 kalori për 100 gramë. Po ashtu, dredhëzat janë të pasura me shumë kalium dhe me fibra po ashtu. Dredhëzat po ashtu janë ushqim që duhet konsumuar për të parandaluar inflamacionet e ndryshme që mund t’i shfaqen organizmit.

Mobi Casa

PORTOKAJTË

Në çdo 100 gramë portokaj hasim jo më shumë se 80 kalori. Po ashtu, portokajtë përmbajnë shumë vitamina C. Do të ishte më së miri që mos ta hiqni fare mishin e bardhë midis frytit dhe lëvores së tij, kjo për faktin sepse kjo pjesë e portokallit është më e pasura me fibra.

BORONICAT

Boronicat janë një nga burimet më të mira për antioksidues. Janë diuretik i shkëlqyeshëm falë përmbajtjes së tyre me kalori. Boronicat janë antioksidues i fuqishëm falë sasisë së madhe me flavonoide. Do ta mbrojnë trupin nga dëmtimet e shkaktuara si pasojë e efektit të radikaleve të lira.

KUNGULLI

Në çdo 100 gramë kungull gjenden vetëm 25 kalori. Ky ushqim është i pasur me ujë, fibra si dhe betakarotinë, si dhe është i pranishëm gjatë stinës së vjeshtës. Kungulli karakterizohet pasi përmban shumë vitamina dhe minerale, si vitamina A, E, dhe C. Po ashtu, përmbajnë shumë antioksidues.

(Kosova Sot)