RCCOLA

Ushqimet që luftojnë lodhjen mendore te fëmijët

/ 1 minutë lexim
KKVITI

​Fëmijët ndjehen të lodhur dhe të ezauruar pas disa orësh mësim dhe e humbin përqendrimin. Në këto momente ata priren të kërkojnë diçka të ëmbël duke nxitur kështu një cikël vicioz.

Në këto rrethana, një zgjedhje e mirë është një mollë dhe një kumbull. Të dy këto fruta së bashku përmbajnë quercitinë, një antioksidant që përforcon aftësitë mësimore të fëmijëve.

Mobi Casa

Kujdes: këto fruta i kanë lëndët e dobishme tamam nën lëkurë prandaj përpiquni t’i gjeni të rritura pa pesticide dhe hormone. Ushqime të tjera që ndihmojnë fëmijët në mësime janë peshku, arrat, farat, kosi, vezët, spinaqi.