FITORJA

Ushqimet që luftojnë gripin në stinën e dimrit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gripi përhapet menjëherë dhe mund të kthehet në pengesë në jetën e përditshme për ditë me radhë.

Jemi në mes të dimrit dhe përtej entuziazmit të ardhjes së festave, dëborës së parë apo gjetheve që bien, dimri ka një anë tjetër më pak të këndshme.

Dihet që stina e ftohtë është mbartësja e shumë sëmundjeve dhe viruseve të cilat prekin sistemin imunitar.

Gripi përhapet menjëherë dhe mund të kthehet në pengesë në jetën e përditshme për ditë me radhë.

Askush nuk i pëlqen ditët me temperaturë, të përziera, rrufë apo marramendje, por mjafton pak kujdes dhe zgjedhjet e duhura në mënyrë që të mbani çdo sëmundje larg.

Do t’ju duhet vetëm të konsumoni ushqimet e duhura dhe trupi juaj do të jetë në gjendje të luftojë i vetëm ndaj baktereve dhe viruseve të këqija.

Merrni masat menjëherë duke ndjekur këshillat e shëndetshme.

Dieta antinflamatore

Si zgjidhjen e parë të largimit të simptomave të gripit shumë njerëz shohin medikamentet.

FITORJA

Ndonëse janë shumë efikase kur rekomandohen nga mjeku, për të mbajtur sëmundje të lehta larg mund të merrni edhe vetë masat e duhura.

Disa ushqime në veçanti njihen si antinflamatore dhe bëni mirë që t’i bëni menjëherë pjesë të dietës tuaj të përditshmeKëtu futen kryesisht të gjitha ushqimet e dietës Mesdhetare të cilat me siguri i keni në shtëpi.

Konsumoni shumë domate, arrorë, vaj ulliri, perime me gjethe jeshile si spinaqi, sallata apo lakrat, sardele, salmon, portokalle, mandarina dhe boronica.

Si ndihmojnë këto ushqime

Duke qenë shumë të pasura me antioksidantë të gjitha këto ushqime kanë veti mbrojtëse dhe rigjeneruese për organizmin.

Në veçanti do t’ju ndihmojnë arrorët ku futen arrat, bajamet, lajthitë dhe fistikët.

Perimet me gjethe jeshile gjithashtu janë një ndihmë e madhe pasi, janë të pasura me polifenole një enzimë që mbron organizmin.

Yndyrat dhe antioksidantët janë një pasuri e vërtetë për organizmin pasi, ndihmojnë në shëndetin e mirë të zemrës dhe të gjithë organeve të tjerë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.