FITORJA

Ushqimet që kurojnë mëlçinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Më poshtë vijon lista me tetë ushqimet që ndihmojnë në kurimin e mëlçisë, organ që luan rol kyç në funksionin fiziologjik të trupit tonë. Mëlçia luan rol kyç në funksionin fiziologjik të trupit.

Ajo na shpëton nga helmet e përditshme dhe ndihmon tretjen e ushqimit.

Por, cilat janë 8 ushqimet që na ndihmojnë të kurojmë mëlçinë?

Hudhrat – Hudhrat aktivizojnë një enzimë e cila shpërbën toksinat. Alicina dhe Selenium janë dy përbërës të hudhrës të cilët forcojnë pastrimin e mëlçisë.

Qitro – Lëngu i qitros ndihmon në eliminimin e toksinave kancerogjene dhe ofron kombinim të shkëlqyer të vitaminës C dhe antioksidantëve.

Panxhari – Përmban flavonoidë që ndihmojnë proceset fiziologjike të mëlçisë.

ARKATANA

Kafja – Studimet tregojnë se kafja ndikon pozitivisht në shëndetin e mëlçisë edhe pse mekanizmi mbetet pak i turbullt.

Gjethet jeshile – Rukola, pazite, spinaqi dhe sallata jeshile ndihmojnë në përthithjen e metaleve të rënda në sajë të fibrave të tyre bimore. Në këtë mënyrë ato ulin ngarkesen e mëlçisë me këto përbërës të padegradueshem.

Brokoli dhe lulelakra – Këto lloj zarzavatesh kanë një efekt të veçantë në forcën detoksifikuese të melçisë në sajë të disa përbërësve të quajtur glucosinolate – të cilët duket të jenë një arme e forte kundër toksinave kanceroze.

Shafrani i Indisë dhe kanella – Këto erëza po njihen gjithnjë e më shumë për rolin e tyre antioksidues dhe anti-inflamator. Ato mbështesin tretjen dhe lehtësojnë mëlçinë në punën e saj. Në veçanti kanella ka veti mbrojtëse të fuqishme kundër baktereve dhe viruseve.

Arrat – Arrat përmbajnë glutathion- antioksidant që renditet i pari për nga rëndësia kur bëhet fjalë për detoksifikimin e mëlçisë. Këtu ajo vjen bashkë me acide yndyrore tepër të dobishëm si ato të tipit omega -3, të cilët gjithashtu luftojnë inflamacionin dhe gjithçka toksike që ai prodhon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.