GRANDEMALL

Ushqimet që ju shkaktojnë pagjumësi

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Shpesh, gjatë gjithë ditës, kujdesemi se sa dhe çfarë hamë, andaj mbrëmja na lë të gatshëm që të bëjmë një “shkelje” të caktuar.

Megjithatë, nëse vuani nga pagjumësia, këto ushqime mos i konsumoni në mbrëmje:

Drithëra

Ato shpesh përzihen me qumësht dhe ne sjellim shumë tryptofan në trup. Tryptofan ndihmon në rregullimin e gjumit, por drithërat e përpunuara gjithashtu përmbajnë sheqerna ose shurup, të cilat ua largojnë gjumin.

Djathi

Djathi i vetëm që mund të hani në mbrëmje është një moxarellë.

Llojet tjera të djathit përmbajnë shumë tiramina, të cilat aktivizojnë trurin tuaj, pa marrë parasysh sa është ora.

Çokollata

Çokollata, siç dihet, përmban një sasi të konsiderueshme të kafeinës, sidomos çokollata e zezë. Ajo gjithashtu përmban theobromine, një kompleks që mund të rrisë shpejtësinë e punës së zemrës suaj, dhe do t’ju mbajë të zgjuar.

Mishi i thatë dhe produktet e mishit të blerë

Mishi i tharë dhe i përpunuar (proshutë, sallam…) gjithashtu përmban tiraminë për shkak të përpunimit, transmeton kp. Një zgjedhje më e mirë për mbrëmjen është biba, e cila përmban tryptofan – një kompleks që inkurajon gjumin.

FITORJA

Frutat e thata

Frutat e thata janë të pasura me fibra dhe përmbajnë koncentrat të kondensuar të sheqerit, të cilat do t’ju mbajnë zgjuar për orë të tëra pas konsumit.PatatinaPatatet e skuqura, si çdo perime tjera të pjekura, për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrës, e bëjnë të vështirë tretjen, dhe parandalojnë një gjumë të rehatshëm dhe të qetë.

Akullorja

Akullorja përmban dy gjëra që duhet të shmangni në mbrëmje: sheqer dhe yndyrë. Nëse përmban edhe kafe ose çokollatë, është e qartë pse nuk është aspak zgjedhja e duhur.

Mishi i kuq

Mishi i kuq është gjithashtu ka shumë fibra dhe proteina, të cilat janë shumë më të rekomanduara për ditën sesa për mbrëmjen.AlkooliMos e përdorni kurrë alkoolin si ndihmë për gjumë. Thjesht, kjo nuk do të ndihmojë. Edhe nëse flini, do t’ju bëjë të zgjoheni gjatë natës, ose në mëngjes ju do të jeni shumë të lodhur dhe të zymtë dhe do të dëshironi të mos keni fjetur fare.

Shalqiri

Megjithëse është hidratues, por është gjithashtu i shijshëm, shalqiri përmban shumë ujë – madje 92%! Nëse e hani atë para gjumit, prisni të shkoni në tualet disa herë gjatë natës.

Domatja

Përmban shumë tiraminë, e cila mund të ndihmojë në stimulimin e aktivitetit të trurit. Me siguri se nuk dëshironi që truri juaj “të egërsohet” derisa tentoni të flini.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.