UBT

Ushqimet që ju ndihmojnë ta ngadalësoni plakjen

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Plakja është proces natyral dhe nuk mund të bëhet gjë për ta parandaluar. Por, ekzistojnë disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni dhe të dukeni bukur dhe më të rinj.

Vaji i ullirit

Ky vaj është një ndër më të shëndetshmit nga yndyrat. Ekspertët pajtohen se përdorimi i tij mund të parandalojë disa sëmundje që lidhen me plakjen. Vaji i ullirit ul shtypjen e gjakut, pakëson rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe mund të jetë efektiv në luftën kundër kancerit. Po ashtu ndikon pozitivisht në lëkurë. Përmban përbërës kundër inflamacioneve që ruajnë elasticitetin e lëkurës dhe pakësojnë rrezikun nga djegiet e diellit, transmeton gazeta Kosova Sot Online

Perimet

Perimet janë të pasura me nutriente, e që njëkohësisht përmbajnë sasi të vogël të kalorive. Po ashtu, janë të pasura me antioksidues, të cilët falë efektit të fortë të tyre pakësojnë rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Po ashtu, perimet janë të pasura me vitamina C, i cili është shumë i rëndësishëm për krijimin e kolagjenit.

Farat e lirit

Farat e lirit pothuajse kanë një ndikim magjik në organizmin e njeriut. Ulin nivelin e kolesterolit të keq, ekuilibrojnë sheqerin në gjak, mbrojnë nga kanceri dhe kanceri i gjirit dhe i prostatës. Hulumtimet kanë treguar se femrat që kanë konsumuar farat e lirit për dymbëdhjetë javë rresht kishin lëkurë më të pastër dhe më të hidratuar.

ARKATANA

Shega

Shega është e pasur me fosfor, kalium, kalcium dhe hekur, e përmban edhe vitamina B3 (niacinë) dhe vitamina B1, B2, B6 dhe B5. Shumë studime kanë vërtetuar se bëhet fjalë për një nga pemët më të shëndetshme në botë, shkaku i ndikimit pozitiv në sistemin kardiovaskular, si dhe në sistemin nervor dhe të eshtrave. Është vërtetuar se konsumimi ditor i shegës ndihmon edhe në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.

Avokado

Avokado ka veti të shumta shëruese. Mbron nga kanceri i gjirit dhe ai i prostatës, si dhe është burim i pasur me vitamina E. Është një prodhim me vlerë që merret nga avokado, bëhet fjalë për vajin e tij, i cili është shumë i kujdesshëm për kujdesin e lëkurës. Po ashtu, shumë kuzhinierë e përdorin në vend të vajit të ullirit në përgatitjen e gjellëve.

Domatet

Vetitë shëruese gjenden para së gjithash në fryt, që është i pasur me vitamina C, karotenoide, vitamina B1, por ka edhe vitamina E. Me vitaminat në fryt dhe një sasi të madhe të manganit që e përmban, përmban edhe hekur dhe bakër. Lëngu nga domatet ul shtypjen e lartë të gjakut, shton sekretimin e lëngjeve tretëse në lukth dhe në zorrë, lehtëson tretjen.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.