Ushqimet që ju kthejnë në formë pas festimit të Vitit të Ri

Ushqimet plot me kalori, ku dominojnë mishi dhe ëmbëlsirat, mund të sjellin telashe pasi tashmë kaloi nata e Vitit të Ri. Këtë më së miri e tregon peshorja.Për t’u kthyer në formën e mëparshme, nutricistët sugjerojnë t’i përfshini më shpesh këto ushqime në menynë tuaj.
VEZËT
Vezët janë plot me proteina, vitamina B12 dhe D, riboflavinë dhe acid folik, andaj ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Përgatisni omëletë me perime për t’u furnizuar me fibra.
SPINAQI
Spinaqi është përplot me vitaminën B2, i cili ndihmon në luftën kundër yndyrës, sëmundjeve dhe infeksioneve. Më së miri është ta hani të papërpunuar ose të zier në avull.
UTHULLA
Uthulla në sallatë ju ndihmon të shmangni ngritjen e shpejtë të nivelit të sheqerit në gjak.
XHENXHEFILI
Xhenxhefili relakson muskujt e traktit tretës dhe liron nga gazrat. Nga kjo bimë mund të përgatisni çaj, sallatë ose “smoothie”.
JOGURTI
Fuqia e jogurtit të pasur me probiotikë mund të ndihmojë në tretjen e ushqimit. Bakteret e mira nga ky ushqim ndikojnë pozitivisht në tretje.
BANANET
Janë përplot me kalium, mund të zbutin efektin e kaliumit dhe ta ekuilibrojnë shtypjen e gjakut.
BOLLGURI
Me një pjatë bollgur në mëngjes do të konsumoni fibra, që ju ndihmojnë në uljen e kolesterolit.
ÇAJI I GJELBËR
Një gotë me çaj të gjelbër pa sheqer është përplot me antioksidues, ul kolestrolin e keq dhe normalizon shtypjen e gjakut.
FRUTAT ME LËVOZHGË TË FORTË
Konsumimi i tepërt i ushqimit e shton rreziku për sëmundje të zemrës. Bademi, arrat, kikirikët janë të pasura me aminoacidet omega-3, yndyrat jo të ngopura dhe me vitaminën E, që zvogëlojnë kolesterolin dhe mbrojnë arteriet.
PORTOKAJTË
Janë përplot me vitaminë C, që e mbrojnë sistemin imun dhe ndihmojnë në tretjen e yndyrave.
FARAT E LIRIT
Mund t’ia shtoni shujtës së gatshme, si flluskave apo sallatave të ndryshme, “smoothie”.
SALMONI
Është i pasur me aminoacidet omega 3 dhe me proteina që ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak.
BROKOLI
Teprimi i shpeshtë në ushqim është çrregullim që ndërlidhet me depresion, kurse brokoli është i pasur me magnez që e ngrit disponimin.
(Kosova Sot)