Hidromorava

Ushqimet që ju bëjnë të shëndetshëm, të ngopur dhe më të hollë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nëse dëshironi që të humbni peshë assesi zgjidhje nuk është që të vuani nga uria, edhe pse në këtë bazohen shumë dieta. Të ushqyerit duhet ta bazoni në ushqime të shëndetshme që mund t’ju ngopin, e që në të njëjtën kohë ndikojnë edhe në shkrirjen e dhjamit. Këto janë disa prej atyre ushqimeve.

TRANGUJT

Trangujt në vete përmbajnë 90 për qind ujë, gjë që i bën të dobishëm për organizmin i cili, gjithashtu, në masë të madhe përbëhet nga uji. Trangujt janë zgjidhje e shkëlqyeshme për sallatë ose zamër kur ndjeni uri, por edhe kur keni nevojë për diçka që nuk ka shumë kalori.

DREDHËZAT

Dredhëzat, gjithashtu, duhet të jenë shpesh pjesë e zamrës suaj, sepse shumë studime kanë zbuluar se një person mesatar shumë më pak sesa zakonisht konsumon ushqim gjatë drekës nëse para saj konsumon dredhëza, e kjo nuk vlen për të gjitha pemët. Megjithatë, rekomandim kryesor i ekspertëve është që pemët të konsumohen para, e jo pas shujtës, siç është shprehi te shumë persona.

LAJTHITË

Lajthitë në përbërjen e tyre kanë shumë yndyra të pangopura, nga të cilat mund të reduktohet mjaft madhësia e barkut. Përveç kësaj, janë të pasura edhe me fibra dhe kalcium.

VEZËT

Vezët janë zgjedhja më e mirë për kafjall sepse studimet kanë zbuluar që nëse në mëngjes konsumojmë dy vezë do të konsumojmë shumë më pak ushqim gjatë tërë ditës, ndërsa konsumojmë diçka që është e një rëndësie të madhe për funksionim të organizmit.

ARKATANA

KARAVIDHJA

Karavidhja është, për shembull, e pasur me proteina që janë ushqyese, por edhe me yndyra të shëndetshme që ndikojnë pozitivisht në organizëm. Në menynë tuaj duhet të gjenden edhe spinaqi, kopra, uthulla balsamike, jogurti, buka e thekur, uthulla e mollës, sheqeri, djathi dhe mjalti. Kështu mund t’i kombinoni këto ushqime gjatë një dite:

KAFJALLI

Për kafjall i fërgoni 100 gramë salmon në dy lugë të vogla të vajit të ullirit. Mjaftojnë dy minuta që mishi të skuqet. Ia shtoni dy vezë të tundura dhe i fërgoni bashkë. E shërbeni me spinaq në të cilin keni qitur 2 lugë të vogla me uthull balsamike dhe një lugë të vogël me vaj ulliri.

DREKA

Për drekë mund t’i zini dy vezë dhe t’i përgjysmoni. Të verdhët i ndrydhni me pirun dhe në të e qitni një lugë të vogël me jogurt, gjysmë luge të vogël me mustardë dhe pak kopër. Me këtë përzierje i mbushni të bardhët e vezëve. Një fetë të bukës së thekur e ndani në katër pjesë, i lyeni me mustardë. Ua qitni nga një pjesë djathë dhe më pas ua shtoni edhe nga një gjysmë veze të mbushur.

DARKA

Për darkë i përzini dy lugë me lajthi me një lugë të vogël m vaj ulliri, ndërsa piper dhe kripë shtoni sipas shijes. Këtë përzierje ia qitni filetës së karavidhes dhe e piqni atë në furrë. E shërbeni me dredhëza të prera dhe me tranguj të cilëve u keni qitur thërrime të djathit dhe uthull balsamike.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.