UBT

Ushqimet që janë kryesore për shëndetin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ushqimi i shëndetshëm është çelësi i shëndetit. Prandaj, për të qenë të shëndetshëm, përkujdesuni që ushqimet që i cekim më poshtë të jenë më shpesh në pjatën tuaj.

Limoni

Limoni është mbret i të gjitha ushqimeve të shëndetshme. Arsye është vitamina C, që shton sasinë e kolesterolit të mirë dhe forcon eshtrat. Përmban flavonoide që janë luftues i vërtetë kundër qelizave të kancerit dhe qetësojnë të gjitha proceset inflamatore.

Brokoli

Brokoli është perime e çastshme, e pasur me shumë vitamina C (posedon dy herë më shumë se limoni madje) dhe vitamina K. Brokoli për këtë arsye është e rëndësishëm për shëndetin e eshtrave, e prej saj më së shumti do të përfitoni nëse e hani të freskët.

Patatet

Patatet janë të pasura me folate, që janë të domosdoshme për ndërtimin e fortë të qelizave, si dhe e parandalojnë ndryshimin e ADN-së, që mund ta shkaktojnë kancerin.

Uji Dea

Salmoni

Salmoni sidomos është i pasur me aminoacidet omega 3, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin e zemrës, luftën kundër kancerit dhe depresionit. Në vete përmban edhe niacinë, që përmirëson kujtesën dhe luftën kundër Alzheimer-it. Nëse keni mundësi, hajeni salmonin e egër.

Arrat, lajthitë dhe bademi

Arrat, lajthitë dhe bademi falë melatoninës, por edhe si pasojë e aminoacideve omega 3, rregullojnë kolesterolin, mbrojnë nga dielli dhe e përmirësojnë disponimin. Ekspertët këshillojnë të hani disa prej tyre për desert.

Avokado

Avokadon duhet gjithsesi ta konsumoni në menynë tuaj, pasi që ndikon mirë në shëndetin e zemrës. Avokado ul nivelin e kolesterolit të keq, pakëson rrezikun nga sëmundjet e zemrës, ndërsa që shton absorbimin e betakarotinës nëse e përzieni në sallatën me perime.

(Kosova Sot)