Ushqimet që garantojnë dhëmbë të bardhë

Dhëmbët janë një prej pjesëve më të rëndësishme në trupin e njeriut, qoftë për arsye shëndetësore, edhe për arsye estetike.
Por si mund t`i bëjmë të bardhë, pa shkuar te doktori, por nëpërmjet ushqimeve. Në një intervistë për Mail Online, dentisti i famshëm amerikan Harold Katz tregon disa nga ushqimet që kanë efekt zbardhues.
Mund të duket e çuditshme, por çokollata e zezë luan rol të rëndësishëm në këtë drejtim, për forcimin e zmaltit të dhëmbëve dhe për t`i mbrojtur nga njollat.
Edhe çaji jeshil ka efekt të rëndësishëm për zbardhjen e dhëmbëve, përveçse i bënë mirë shëndetit. Ky çaj i mbron dhëmbët nga njollat, parandalon formimin e baktereve përreth gojës, si dhe ndihmon trupin dhe lëkurën të mbeten të hidratuar.
Luleshtrydhet mund të gjenden lehtësisht dhe përveçse janë të shijshme, ndihmojnë për zhdukjen e njollave të verdha nga dhëmbët dhe për njollat. Edhe dardhët janë mjaft të mira për të pasur dhëmbë të bardhë.