Ushqimet që forcojnë sistemin imun gjatë vjeshtës dhe luftojnë gripin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Jeta po vazhdon me ritëm të shpejtë, ndërsa ne jemi të ekspozuar nga kontakti me viruse: në punë, nga fëmijët tanë dhe në dyqane. Piku i gripit tashmë ka filluar. Kjo është arsyeja pse duhet të kemi një sistem të fortë imun, e këtë mund ta arrini përmes ushqimit. Ja lista e ushqimeve, që e luftojnë gripin dhe e forcojnë sistemin imun.

Karota

Karota është e pasur me betakarotinë dhe me vitamina A, që i ndihmojnë trupit tonë ta përmirësojë sistemin imun. Vitamina A ndihmon në luftimin e radikalëve të lirë dhe parandalon dëmtimin e qelizave. Konsumojini të papërpunuara, të ziera në avull, të pjekura, apo në supë, sallatë.

Kefiri

Kefiri është superushqim i pasur me probiotikë. Një studim nga viti 2012, i publikuar në “British Journal of Nutrition” ka gjetur dëshmi se probiotikët mund të reduktojnë simptomat dhe kohëzgjatjen e shërimit nga ftohja e zakonshme. Probiotikët ndihmojnë në promovimin e një sistemi të fortë imun.

Vezët

Vezët në mëngjes ju furnizojnë me një dozë selen, që ndihmon në funksionimin si duhet të sistemit imun dhe të gjëndrave tiroide. Vezët po ashtu përmbajnë shumë proteina dhe aminoacide, që parandalojnë bllokimin e qelizave. Në veçanti, proteinat ndihmojnë në përkrahjen e sistemit imun. Aminoacidet në proteina ndihmojnë në stimulimin e sistemit imun, që lufton gripin.

Mobi Casa

Kivi

Kivi është i pasur me karotenoide, polifenole dhe vitamina C. Vitamina C kontribuon në mbajtjen e integritetit të qelizave, duke i mbrojtur gjatë inflamacioneve. Dhe, studimet kanë treguar se marrja e një sasie vitamina C, redukton kohëzgjatjen e sëmundjeve në një person të shëndetshëm.

Supa e pulës

Po, është e mirë për shpirt, dhe për sistemin imun. Hulumtuesit në “American Journal of Therapeutics” kanë gjetur fakte se supa e pulës me të vërtetë ndihmon sistemin imun të trupit, për të luftuar gripin në fazat e para të tij. Supa vepron kundër inflamacioneve, ndërsa që e përshpejton lëvizjen e mukozës përmes hundës, duke liruar kongjestionin.

Farat e kungullit

Farat e kungullit janë të pasura me zink, që mund të jenë esenciale në luftimin e gripit dhe ftohjes. Studimet kanë treguar se mungesa e zinkut mund ta dëmtojë sistemin imun. Zinku po ashtu është i rëndësishëm për funksionimin e qelizave të njohura si qelizat T, që është një rol tjetër i rëndësishëm në sistemin imun.

(Kosova Sot)