Mobi Casa

Ushqimet që forcojnë eshtrat

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Në secilin asht të trupit tuaj ka kërcinj, inde këto që minimizojnë fërkimin e eshtrave kur rrëshqasin njëri ndaj tjetrit. Për ta shëruar këtë gjendje, duhet të konsumoni ushqime të caktuara, në mënyrë që ta forconi kërcirin e ashtit.

Mollët

Jo vetëm mund ta mbani larg vetes tuaj nëse hani mollë, por do ta hiqni qafe edhe dhimbjen që shfaqet si pasojë e kërcirit të dëmtuar. Kjo ndodh për faktin se mollët përmbajnë kuercetinë, antioksidues shumë i fuqishëm që ndihmon në promovimin e prodhimit të komponentit të rëndësishëm në kërci, kolagjenin. Mos harroni që mollët të mos i qëroni, sepse më shumë ka kuercetinë në lëvore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Frutat dhe perimet e pasura me vitaminën C

Përveçse e forcojnë sistemin imun, vitamina C po ashtu është shumë e shëndetshme për nyjat me dhimbje dhe të ënjtura. Antioksiduesit që gjenden në pemët dhe perimet me vitaminën C mbrojnë qelizat dhe indet nga dëmtimi i mëtutjeshëm dhe ndihmon në heqjen qafe të inflamacioneve. Burime të shkëlqyeshme për vitaminën C janë specat e verdhë, guava, kivi, portokajtë, limonët dhe perimet me gjethe të gjelbra.

Hudhra dhe qepa

Që të dyja janë të pasura me sulfur, mineral ky që njihet në luftimin e inflamacioneve që ndihmojnë në shërimin e kërcirit të dëmtuar në nyja. E mira e tyre është se hudhrën dhe qepën mund ta shtojmë pothuajse në gjithçka, duke i bërë ushqimet dhe gjellët më të shijshme, duke ndikuar në forcimin e kërcirit të eshtrave. Si pjesë shtesë, edhe hudhra edhe qepa ndihmojnë në rregullimin e sodiumit në gjak.

Mobi Casa

Shafrani dhe xhenxhefili

Nëse dëshironi që ta përshpejtoni prodhimin e kërcirit, shikoni dhe testoni recetat e shumta me shafran dhe me xhenxhefil. Pasi ngjasojnë me njëra tjetrën, që të dy këta përbërës posedojnë substanca kundër inflamacioneve. Përderisa me përbërësit e tyre e mbrojnë kërcirin nga dëmtimet e mëtejme, po ashtu veprojnë edhe si vrasës së dhimbjes së shkaktuar.

Vaji i ullirit

Falë përmbajtjes së tij mbresëlënës me aminoacidet omega 3, të cilat ndikojnë në reduktimin e inflamacioneve, vaji i ullirit mundet të ndihmojë në përshpejtimin dhe riparimin e prodhimit të kërcirit. Prandaj, vazhdoni dhe mbushni sallatat tuaja me vajin e shëndetshëm të ullirit. Nëse për çdo ditë konsumoni 1 deri 2 lugë në ditë vaj ulliri, do të keni nyja të shëndetshme dhe sistem kardiovaskular të shëndetshëm.

Vaji i kokosit

Sikurse edhe vaji i ullirit, ka edhe diçka tjetër që mundet ta ndihmojë shërimin e kërcirit: vaji i kokosit. Ajo që shkakton mrekullinë në këtë shërim është të bëni masazh në nyjat e ënjtura që ndihmon në heqjen qafe të dhimbjes. Para se ta përdorni vajin e kokosit do të ishte ide e mirë që për vetëm disa sekonda ta ngrohni në mikrovalë.

(Kosova Sot)