FIDANISHTJA

Ushqimet që e “tkurrin” oreksin tuaj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Uria dhe dëshira për ushqim janë probleme të mëdha për dietat. Shumica e njerëzve do të humbnin në peshë sikur të kishin uri më pak, por problemi është se çfarë duhet bërë kur organizmi të mësohet me më shumë ushqim, sepse është vështirë tani ta mësoni ndryshe, transmeton gazeta Kosova Sot. Në vijim ju paraqesim ushqimet që ndihmojnë në shkrirjen e yndyrave dhe “tkurrin” oreksin

Kanella

Kanella është një erëz që i ndihmon trupit të shkrijë shtresat dhjamore në trup, por edhe e kontrollon urinë.

Hudhra

Hudhra i dërgon sinjale trurit se lukthi është plot. Nëse dëshironi që më shpejt ta ndjeni ngopjen, përcaktohuni për recetat që përmbajnë sasi të shtuar me hudhër.

Vezët

Vezët janë shumë të pasura me proteina, kështu që nëse hani vezë për kafjall, më gjatë do të jeni të ngopur dhe do të keni më pak nevojë për ushqime të grimcuara. Hani vezë të ziera në vend se t’i piqni në vaj.

Supa

Supa si paragjellë do ta mbushë lukthin, dhe më shpejt do ta ndjeni ngopjen. Natyrisht, shmangni supat e yndyrshme dhe hani supat me shumë perime.

FIDANISHTJA

Grejpfruti

Një gotë lëng grejpfruti para shujtave, tri herë në ditë, mundet t’ju ndihmojë ta zvogëloni peshën trupore në mënyrë të thjeshtë.

Uthulla e mollës

Shtoni pak uthull në sallatë, do të jeni të ngopur për një periudhë më të gjatë kohore, sepse lukthi do të jetë plot për një periudhë më të gjatë kohore.

Uji

Pini sasi të mjaftueshme të ujit, sepse janë të shumtë ata persona që nuk e dallojnë ndjenjën e urisë dhe të etjes, e kur të etur mendojnë se janë të uritur.

Mollët

Mollët përmbajnë pektinë, e cila ndihmon që ngopjen ta ndjeni për një periudhë më të gjatë kohore. Mollët po ashtu kthejnë energjinë dhe janë të pasura me vitamina dhe minerale, dhe në secilin rast janë ushqim i përsosur.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.