Mobi Casa

Ushqimet që e forcojnë sistemin e imunitetit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Sezoni i gripit dhe i ftohjeve zakonisht fillon në muajin dhjetor. Prandaj, tani është momenti i duhur që ta shtoni konsumimin e artikujve që e forcojnë sistemin e imunitetit.Vitaminat, sidomos betakarotina, vitaminat C, D dhe E ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit dhe zhvillojnë rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve. Ushqimi natyrisht se nuk do t’ju bëjë qind për qind rezistentë ndaj sëmundjeve, por do ta forcojë sistemin e imunitetit dhe do t’ju ndihmojë t’i shmangni sëmundjet.

KUNGUJT

Kungujt dhe pemët e perimet e tjera me ngjyrë të verdhë dhe të portokalltë ofrojnë burim të shkëlqyeshme për vitamina A, së bashku edhe me një sasi të pasur me fibra të tretshme, acid folik, mangan dhe riboflavinë. Konsumimi i rregullt do të ndihmojë në parandalimin e të gjitha sëmundjeve.

SPINAQI

Një gotë spinaq të zier do të sigurojë rreth 5 për qind të dozave të nevojshme ditore me zink. Do t’i plotësojë nevojat për trupin për vitamina A, 29 për qind për vitamina C dhe 19 për qind për vitamina E. Spinaqi është burim i shkëlqyeshëm për hekur.

FRUTAT E MALIT

Frutat e malit bëjnë mrekullinë për shëndetin tuaj, si dhe për parandalimin e gripit dhe ftohjes. Frutat e malit janë burim i hatashëm për vitamina C dhe antioksiduesit që ndihmojnë në mbrojtjen e trupit ndaj shumë sëmundje. Frutat e malit mund t’i zbutin simptomat e gripit dhe të ftohjes.

KËRPUDHAT

ARKATANA

Kërpudhat janë një nga burimet më të mira për vitaminën D, vitaminë kjo që është vështirë ta merrni përmes ushqimit, kështu që nevojat me këtë vitaminë kryesisht plotësohen përmes suplementeve. Po ashtu, janë burim për riboflavinë dhe mangan.

FASULJA

Një gotë e zier me fasule të zezë do t’i sigurojë rreth 13 për qind të dozave të sugjeruara për zink. Fasulja e zezë, por edhe llojet e tjera të fasules, janë burim i mirë për mangan, acid folik, hekur dhe fibra të tretshme, prandaj gjithsesi duhet t’i shtoni në tryezën tuaj.

BROKOLI

Brokoli është burim i shkëlqyeshëm për vitamina A, C dhe E. Po ashtu, përmban acid folik, mangan dhe hekur. Për bokolin është vërtetuar se ndihmon në parandalimin e disa llojeve të kancerit, por edhe parandalon gripin dhe ftohjet.

FARAT E KUNGULLIT

Nëse do t’i konsumoni farat e kungullit, më së miri është që para se t’i konsumoni t’i piqni, sepse vetëm atëherë lirojnë aftësitë e tyre shëruese. Rreth 30 gr fara të kungullit do të plotësojnë 19 për qind të sasisë së nevojshme ditore të zinkut. ÇAJI Të gjitha llojet e çajit janë të dobishëm për forcimin e imunitetit. Konsumimi i përditshëm i çajit mundet të ndihmojë në parandalimin e gripit dhe ftohjes, por edhe të sëmundjeve të tjera. Një studim ka treguar se çaji përmban substanca që trupin e mbrojnë prej baktereve dhe viruseve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.