Mobi Casa

Ushqimet që duhet t’i shmangni nëse vuani nga hipertensioni

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Studimet vlerësojnë se një nga tre persona të rritur në botë vuan nga hipertensioni, që është emri i dytë për personat që vuajnë nga shtypja e lartë kronike e gjakut. Ushqimet që jua paraqesim në vijim duhet t’i shmangni nëse keni shtypje të lartë të gjakut, përkatësisht hipertension, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Prodhimet e mishit të thatë

Po, janë të shijshme për sandviç, por kini kujdes! Në fakt, këto prodhime përmbajnë sasi të lartë të kripës, pasi që kriposen më shumë për t’ua zgjatur afatin e përdorimit. Hulumtimet tregojnë se 60 gramë, nga shumica e prodhimeve të mishit të thatë, përmbajnë rreth 600 miligramë kripë.

Pica e ngrirë

Pica assesi, marrë parasysh se është kombinim me djathë, salcë domatesh dhe prodhime të mishit, nuk është e shëndetshme për ata që vuajnë nga hipertensioni. Pica e ngrirë është shumë e dëmshme, pasi që në prodhimin e tyre përdoret sasi e lartë e kripës në mënyrë që për kohë më të gjatë të mbetet e freskët.

Domatja e konservuar

Prodhimet nga domatja e konservuar ose që është e paketuar në shishe – përfshirë pastën nga domatet, pire nga domatet, sos dhe lëng – po ashtu përmbajnë sasi të madhe të kripësi. Mesatarisht një gotë lëng e domateve përmban rreth 650 miligramë kripë.

Mobi Casa

Sheqeri

Shumica e njerëzve e dinë se niveli i shtuar i përdorimit të sheqerit ndikon në mbipeshë, por jo të gjithë janë të informuar se mund të shkaktojë edhe probleme me shtypjen e lartë të gjakut. Studimet tregojnë se personat që marrin sasi të lartë të sheqerit janë më të rrezikuar nga shtypja e lartë e gjakut.

Kafeja

Konsumimi i kafesë po ashtu mund të jetë problem për personat që kanë hipertension. Kjo për shkakun se kafeina, me rastin e stimulimit, rrit shtypjen e gjakut, prandaj do të ishte mirë ta shmangni kafenë nëse keni probleme të tilla. E njëjta vlen edhe për pijet tjera që përmbajnë kafeinë.

Ushqimi i papërpunuar

Ushqime të ndryshme të papërpunuara do të duhej t’i shmangni, sidomos nëse keni probleme me shtypjen e lartë të gjakut, përkatësisht hipertension. Pos se përmbajnë sasi të lartët kripës, ushqimet e përmendura po ashtu përmbajnë edhe transyndyra, që mund të ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.