Ushqimet që duhet t’i përfshini për të mbrojtur arteriet

A vuani nga kolesteroli i lartë? A keni frikë se do të prekeni nga sëmundjet kardiovaskulare?
Nëse nuk keni filluar ende të mbroheni nga gjendjet e tilla, është momenti i fundit të filloni t’i konsumoni këto ushqime që parandalojnë këto probleme shëndetësore, transmeton “Kosova Sot Online”.
VAJI I ULLIRIT
Para së gjithash, konsumimi i përditshëm i vajit të ullirit në ushqimin tuaj, parandalon forcimin e arterieve tuaja. Përmbajtja e tij me aminoacide dhe me antioksidues ndihmon në minimizimin e efektit të dëshmim radikaleve të lira dhe kolesterolin shtesë.
FARAT ÇIA
Farat çia janë shumë popullore si suplement për humbjen në peshë. Po ashtu, vlen të përmendet se janë një nga ushqimet më të mira për mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular. Këto fara përmbajnë aminoacide omega 3 dhe aminoacide esenciale. Shtojnë elasticitetin e arterieve.
DOMATET
Domatet përmbajnë një antioksidues që njihet si likopen. Ky antioksidues ofron dobi për sistemin e qarkullimit të gjakut dhe sistemin kardiovaskular. Duke konsumuar domatet, do ta ulni nivelin e kolesterolit të dëmshëm, rregullon procesin kundër inflamacioneve.
TËRSHËRA
Tërshëra është një nga ushqimet më komplete që duhet ta përfshini në ushqimin tuaj. Përmbajnë fibra dietale, karbohidrate dhe aminoacide. Për më shumë, shtojnë energjinë, përmirësojnë edhe shëndetin kardiak dhe shëndetin arterial. Kontrollon kolesterolin dhe përmirëson tretjen.
BORONICAT
Boronicat janë shumë popullore falë përbërësve kundër inflamacioneve, mikrobeve dhe veprojnë si antioksidues. Përmbajnë edhe shumë vitamina, minerale dhe fibra që përmirësojnë aktivitetin metabolik. Kontribuojnë edhe në pastrimin e arterieve.
SALMONI
Salmoni është burim i mirë për aminoacidet omega 3. Ky aminoacid redukton dëmtimin arterial dhe ul rrezikun për probleme shëndetësore. Konsumim dy herë në javë i salmonit rrit praninë e kolesterolit të mirë në arterie, derisa parandalon akumulimin e kolesterolit të dëmshëm.
(Kosova Sot)