Mobi Casa

Ushqimet që duhet t’i konsumoni nëse qëndroni ulur

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Të qëndruarit ulur dëmton organizmin, thonë paralajmërimet e mjekëve, duke pohuar se qëndrimi ulur është po aq i dëmshëm sa edhe duhani, sidomos kur bëhet fjalë për inflamacionet në trup. Për fat të mirë, rrezikun mund ta ulni nëse çdo gjysmë ore ngriheni nga karrigia apo nëse i hani këto ushqime.

FRUTAT E MALIT

Konsumimi i rregullt i frutave të malit pakëson inflamacionet në trup falë llojit të flavonoideve që njëherësh ua jep edhe ngjyrën e errët. Boronicat kanë më së shumti flavonoide, po ashtu janë të pasura me vitamina C dhe resveratrol, përbërës që mposhtin radikalet e lira që shkaktojnë inflamacionet.

ANANASI

Kjo pemë përmban enzimën e fuqishme kundër inflamacioneve, bromelainën. Secila pjesë e ananasit përmban këtë enzimë, por pjesa më e madhe ndodhet në vetë kërcellin që nuk është edhe aq e këndshme për ta konsumuar. Përdoreni maksimalisht këtë pemë ekzotike.

VAJI I ULLIRIT

Sikurse ilaçi ibuprofen, edhe vaji i ullirit shkatërron inflamacionet duke parandaluar prodhimin e enzimave “COX-1 dhe “COX-2”. Yndyra më e mirë që e njohim ul rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmon te humbja në peshë, por vetëm nëse konsumohet si duhet.

Hidromorava

KURKUMA

Vetitë e saj shëruese kurkuma i ka në përbërësit e saj kurkuminë, e cila njihet për efektin e saj kundër inflamacioneve dhe kundër baktereve. Pos kësaj, është dëshmuar se kurkuma ndihmon te humbja në peshë, e kjo erëz, sidomos ndikon te humbja e indit yndyror së stomak.

HUDHRA

Hulumtime të shumta kanë dëshmuar se hudhra ndihmon edhe atje ku antibiotikët nuk munden, e më së miri do të ishte që para konsumimit ta qëroni dhe ta shtypni në mënyrë që përbërësit e tij shërues të aktivizohen. Mes të tjerash, hudhra ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak.

ÇAJI I GJELBËR

Falë përmbajtjes së lartë me polifenole, çaji i gjelbër ka përbërës të fortë kundër inflamacioneve, më shumë se secili lloj tjetër i çajit. Krahas kësaj, ndihmon edhe te humbja në peshë dhe ruajtja e peshës aktuale. Prandaj, çaji i gjelbër duhet të jetë pjesë e ushqimit tuaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.