ARKATANA

Ushqimet që duhet t’i hani dhe t’i shmangni, nëse vuani nga gastriti kronik

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gastriti është inflamacion që rreshtohet në stomakun tuaj. Disa persona, që vuajnë nga gastriti, vuajnë nga fryrjet, të vjellat apo kanë të djegura. Gjendja quhet “gastrit akut”, nëse problemi përsëritet dhe shfaqet papritmas. Këtë gjendje mund ta përkeqësoni dhe edhe ta zbutni nëse i konsumoni, përkatësisht i shmangni disa ushqime.

Shmangini salcat pikante dhe specat pikantë

Nuk duhet të përcaktoheni për asgjë që është shumë pikante, nëse dëshironi ta shpëtoni veten tuaj prej simptomave të mërzitshme të gastritit kronik. Nëse dëshironi të kënaqeni me ushqimet e shijshme, atëherë zëvendësoni me bimë që janë miqësore për stomakun. Përfshini borzilokun, origanon dhe hudhrën.

Shmangini ushqimet me sheqer

Përmbahuni nga konsumimi i ushqimeve të pasura apo të mbushura me sheqer. Kjo është e vërtetë nëse gastritin kronik e shkakton bakteri “H. Pylori”, i cili pëlqen të ushqehet me sheqer. Duke qëndruar larg nga ëmbëlsirat e preferuara është çmimi i vogël që duhet të paguani në mënyrë të mos ta përkeqësoni gastritin.

Hani mish peshku dhe shpezësh

Trupi juaj ka nevojë për të gjitha proteinat që mundet t’i marrë. Në vend të mishit të kuq, përcaktohuni për mish të pulës apo gjeldetit, sepse është më e lehtë për t’u tretur. Po ashtu, përcaktohuni për mish peshku dhe mish të shpezëve.

Eco Higjiena

Konsumoni jogurt

Të gjithë e dinë se jogurti është i mirë për zorrët, pasi përmban baktere të mira. Po ashtu, jogurti mund t’ju ndihmojë të shëroheni prej gastritit, sidomos nëse prapa tij qëndron bakteri “H. Pylori”. Sigurohuni që ta konsumoni jogurtin pa sheqer.

Pini lëng të perimeve

Pasi perimet janë të pasura me fibra, stomaku juaj mundet të hasë në vështirësi për t’i tretur, kjo për faktin se stomaku juaj vuan nga inflamacionet. Pikërisht për këtë arsye, është ide e mirë të konsumoni lëngun e tyre. Është diçka që tretet lehtë, ndërsa trupi juaj kështu furnizohet me minerale, vitamina dhe antioksidues.

Shmangini domatet

Është e vërtetë se domatet janë të mira për juve, sepse janë të mbushura me vitaminë C dhe përmbajnë likopen, një përbërës i fortë kundër kancerit. Mirëpo, është mirë të qëndroni larg domateve dhe ushqimeve që për bazë kanë domatet, sepse vetëm sa do të përkeqësoni simptomat e gastritit kronik.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.