GRANDEMALL

Ushqimet që duhet të konsumoni nëse vuani nga osteoporoza

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Osteoporoza, e njohur ndryshe si “epidemia e heshtur e kockave”, është një sëmundje që lidhet me humbjen e masës kockore.Kjo sëmundje e kockave, e cila deri para pak kohësh njihej si “sëmundja e grave”, për shkak se shfaqej kryesisht te gratë pas periudhës së menopauzës, nuk bën dallim në gjini dhe moshë.

Për personat e prekur nga kjo sëmundje, mjekët shprehen se një mjekim i përshtatshëm i kombinuar me ndryshime të stilit të jetës, mund t’i ndihmojë ata t’a mbajnë nën kontroll.Mjekët rekomandojnë ndryshimin e stilin e jetesës duke shtuar aktivitetin fizik dhe shtimin e ushqimeve të mëposhtme, të pasura me kalcium, në regjimin tuaj ushqimor:

Qumështi

Ekziston një arsye pse qumështi është burimi numër një i kalciumit për fëmijët. Qumështi pa yndyrë do t’ju kushtojë 90 kalori, por do t’ju japë 30% të dozës suaj ditore të kalciumit.

Djathi

Vetëm sepse djathi është i mbushur me kalcium, nuk do të thotë që ju duhet të hani atë në mënyrë të tepruar. Vetëm disa kubikë të vegjël djathi përmbajnë më shumë se 30% të vlerës suaj të përditshme të kalciumit, kështu që duhet ta përdorim në mënyrë të moderuar.

Shumica e djathrave përmbajnë një sasi të vogël të vitaminës D.

Uji Dea

Vezët

Edhe pse vezët përmbajnë vetëm 6% vitaminë D të dietës suaj të përditshme, ato janë një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë këtë lëndë. Vitamina D ndodhet me shumicë kryesisht tek vezët me lëvozhgë ngjyrë kafe.

Salmoni

Salmoni është i njohur për përmbajtjen e acidit yndyror omega-3, që është i shëndetshëm për zemrën, por një pjesë e këtij acidi yndyror që ndodhet tek salmoni përmban më shumë se 100% të vitaminës suaj D. Pra konsumoni sa më shumë salmon për zemrën dhe kockat tuaja.

Spinaqi

Spinaqi do të jetë mënyra juaj e re e preferuar për të marrë sasitë e duhura të kalciumit. Një filxhan spinaq i gatuar përmban pothuajse 25% të kalciumit të dietës suaj të përditshme, plus fibra, hekur dhe vitaminë A.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.