FITORJA

Ushqimet që duhet të konsumoni dhe të shmangni në verë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Temperaturat e nxehta të verës janë dërrmuese në shumë aspekte. Ushqimi është një prej tyre. Vala e të nxehtit ka tendencën të mundë oreksin dhe të shkaktojë një parehati të vazhdueshme.

Sipas AgroWeb.org kanë përgatitur një listë me ushqime që ju ndihmojnë ta përballoni këtë situatë përvëluese dhe ushqimet që duhet të shmangni.

Pikë së pari, kur temperaturat nuk dinë të ulen, duhet të pini shumë ujë që të rimëkëmbni nivelin e lëngjeve të humbura nëpërmjet djersës.

USHQIMET QË DUHEN KONSUMUAR

Shalqini

Është një frut i shijshëm dhe perfekt për këtë stinë. Shalqini përmban likopen që mund t’ju mbrojë nga dëmet e ekspozimit në diell. Likopeni është një pigment që u jep frutave dhe perimeve ngjyrën e ndezur të kuqe.

Burime të tjera të likopenit janë domatet, papaja e gatuar, qitro ngjyrë rozë etj. Luleshtrudhet janë të kuqe, por ngjyra e tyre vjen nga një përbërës tjetër dhe jo nga likopeni.

Sallatat

Sallata jeshile, kastraveci, selinoja dhe rrepa përmbajnë mbi 95 përqind ujë. Ngrënia e këtyre ushqimeve në ditë të nxehta do ju ndihmojë të plotësoni dozën e rekomanduar prej 8 gotash me ujë në ditë. Në këtë mënyrë do të jeni të hidratuar dhe do të ndieni freski. Luleshtrydhet dhe kungujt e njomë përmbajnë gjithashtu shumë ujë.

Çaji

Pijet e ftohta janë tejet joshëse në ditët e nxehta, por e vërteta është se pijet e ngrohta ose të vakëta mund të ndihmojnë të rregullojnë temperaturën e trupit.

Eco Higjiena

Çaji nxit urinimin dhe djersitjen por avullimi i kësaj të fundit është një nga mënyrat më të mira për rregullimin e temperaturës së trupit dhe ruajtjen e ekuilibrave të nxehtësisë.

Pirja e një lëngu të ngrohtë nënkupton që trupi preket nga një dallgë nxehtësie që rrit nivelin e djersës së sekretuar nga trupi që është më e rëndësishme se nxehtësia e brendshme që përftohet nga kjo pije.

USHQIMET QË DUHEN SHMANGUR

Alkooli

Mund të ndiheni të zhgënjyer, por alkoli duhet shmangur. Ndonëse pirja e një gote me verë tingëllon si një zgjidhje e freskët për të kaluar pikun e të nxehtit, e vërteta është që alkoli shkakton dehidratim, veçanërisht gjatë kushteve ekstreme të motit. Alkoli nxit djersitjen dhe urinimin dhe rrjedhimisht dehidratimin.

Mangot

Në të njëjtën mënyrë si alkoli, mango nxit urinimin dhe djersitjen ndaj duhet shmangur në mot të nxehtë. Rrini larg koprës, shpargut dhe argjinares për të njëjtat arsye.

Mishi

Në mot të mirë, dëshira për piknik në natyrë në shoqërinë e zgarës në gjatë fundjavave në jug të vendit rritet, por mishi duhet shmangur në ditë të nxehta.

Tretja e proteinave të mishit kërkon shumë energji, rrjedhimisht ka nevojë për një proces që quhet ‘thermogenesis’. Merreni shtruar me mishin, por mos u kurseni me ujin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.