Hidromorava

Ushqimet që duhet të evitoni në ditët e nxehta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Meqenëse temperaturat kanë filluar të ngriten sigurisht jeni në kërkim të pjatave të lehta në mënyrë që të ushqehemi pa u ndier në faj. Por, përballë aperitivëve dhe darkave jashtë me miqtë nuk është e thjeshtë.

Duhet të dini që me ngrohjen e motit, konsumi energjik i organizmit tonë zvogëlohet, sepse shpenzohet më pak energji për të ruajtur temperaturën e trupit. Por nga ana tjetër rritet nevoja për hidratim, kështu që sa më shumë ujë dhe sa më pak yndyrna. Shmangni ushqimet tepër të përpunuara dhe pikante.

Po iu sjellim 5 ushqime që duhet evituar gjatë verës

1. Të skuqurat

Në fakt do të ishte mirë t’i eliminonit gjatë gjithë vitit. Por duke qenë se kalojnë në një proces tretjeje të ngadaltë, shkaktojnë ndjesi përgjumjeje dhe rëndese. Shkoni për ushqime të gatuara sa më pak.

2. Pijet me gaz e sheqer

Është e vërtetë që pijet e ftohta freskuese japin ndjesinë e shuarjes së etjes më shumë se uji. E gabuar. Sheqernat dhe ëmbëlsuesit e shumtë artificialë veprojnë si diuretikë, duke rritur rrezikun e dehidratimit. Më mirë pini ujë, por jo akull sepse mund t’ju shkaktojë dhimbje koke. As pije alkoolike.

FITORJA

3. Mishi i kuq

Shumë kalori dhe yndyrna, perfekte për dimrin, por të vështira për t’u tretur në verë. P.sh një cheeseburger përmban 750 kalori dhe 50 gram yndyrna. Më mirë preferoni pulën dhe gjelin e detit.

4. Karbonara dhe salca të gatshme.

Makaronat nuk duhet të mungojnë në një dietë të ekuilibruar por duhet të bëni kujdes me salcën. Braktisni salcat e gatshme dhe të ringrohura. Karbonara? Jo. Më mirë provoni pesto arrash, vaj ulliri, rukola.

5-Ushqime delikate

Ngrohja rrit rrezikun e kontaminimit të ushqimeve, kështu që mos i lini për shumë gjatë jashtë frigoriferit sidomos ushqimet me pana, kremrat e përgatitura me vezë, salcat me majonezë ose karbonarën klasike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.