UBT

Ushqimet që domosdo duhet shmangur

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shpesh ndodh që njeriu, për shkak të stresit, nuk është i vetëdijshëm për sasinë e ushqimit që ha dhe as çka është duke ngrënë. Në vazhdim do të paraqesim ushqimet të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin e secilit prej nesh.

Kripa

Sasia e rritur e kripës së konsumuar bllokon gjëndrat që prodhojnë adrenalinë, e cila ju ofron energji shtesë dhe ua shton disponimin. Do të jeni nervoz, të lodhur dhe përsëri shumë shpejt të uritur.

Sheqeri

Marrja e tepruar e sheqerit shkakton rënien e përqendrimit, rrahjet e shpejtuara të zemrës, harresën, madje edhe vështirësi me shikimin por edhe agresivitet. Nëse ëmbëlsirat i hani në mbrëmje vështirë do të flini, ndërsa të mos përmendim edhe që do të humbisni dëshirën për seks pasi që “injeksioni” i forcës do të veprojë shumë shkurt dhe do të zhduket ende pa arritur te shtrati. Konsumimi afatgjatë i sasive shkakton tendosjen e pankreasit dhe sjell deri te diabeti.

Kafja

Pija e zezë është burim i stimuluesve, kafeinës – nxit krijimin e hormonit të stresit, kontribuon në mbledhjen e yndyrës rreth belit, dëmton zemrën dhe trurin, teobrominit dhe teofilinit (ju kthjellin, dhe këta mund të shkaktojnë probleme me gjumin).

Mobi Casa

Pijet e gazuara

Kombinimi i kafeinës dhe sheqerit dhe i ngjyrave artificiale paraqet grumbullimin e stresit “në shishe”! Disa decilitra të pijes së ftohtë, e cila do t’ju freskojë përkohësisht, do të bëjë që sheqeri “të vrapojë” nëpër gjak, do të ndalet në pankreas, barku do “të shokohet” nga ftohja, ndërsa ju për shumë shkurt do të jeni hiperaktiv.

Mishi i kuq

Përbërësit e mishit të viçit dhe mishrave të ngjashëm rrisin nivelin e norepinefrinës, që janë të lidhur me rritjen e ankthit dhe stresit.

Vitaminat: A, C, D, E,

Proteinat: 117g

Mineralet: Kalium, magnez