Uji Dea

Ushqimet që balancojnë hormonet dhe reduktojnë inflamacionet në organizëm

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Çekuilibri hormonal dhe inflamacionet në organizëm janë gjendje shumë e shpeshtë, e zakonisht fshihen pas simptomave, si: dhimbjet në nyja, lodhje, shtypja e lartë e gjakut, dhimbjet e kokës dhe fryrje. Këto gjendje shtojnë rrezikun edhe për kancer dhe diabet. Por, për t’i mbajtur nën kontroll, konsumoni këto ushqime.

MOLLËT

Janë shumë të pasura me kuercetinë, antioksidues i cili në mënyrë natyrale pakëson inflamacionet. Hulumtimet kanë treguar se mollët me sukses ulin shtypjen e lartë të gjakut, ulin rrezikun nga kanceri dhe luftojnë infeksionet. Janë të mira edhe se zamër dietale, nëse dëshironi të humbni në peshë.

ÇAJI I GJELBËR

Me siguri se jeni të njohur me disa nga vetitë shëruese të çajit të gjelbër, e në studimet e fundit thuhet se përshpejtimi i metabolizmit është një nga vetitë e zbuluara. Çaji i gjelbër përmban substancën teaninë, komponent që zvogëlon lirimin e kortizolit (hormon i stresit), e po ashtu përmban edhe antioksidues që pakësojnë inflamacionet dhe rrezikun nga sëmundjet e ndryshme.

BORONICAT

Jo vetëm se janë të shijshme dhe të ëmbla, por janë edhe shumë të shëndetshme, sepse përmbajnë një nivel të lartë me antioksidues. Ekspertët sugjerojnë të hani rreth 3-4 gota boronica në javë, sepse gjatë sezonit të tyre kanë veti të shumta për shëndetin: përmirësojnë punën e zemrës, ndikojnë si preventivë ndaj traktit urinar, përmirësojnë shikimin.

Uji Dea

AVOKADO

Konsiderohet si një nga pemët më të shëndetshme në botë, është i pasur me yndyra të shëndetshme dhe me fibra, e në bazë të shkencëtarëve pakëson abrogimin e estrogjenit dhe nxit nivelin e testosteroneve. Ekspertët theksojnë se duke e konsumuar avokadon, mbroni shëndetin e zemrës, por kujdes me sasinë, ka kalori.

BROKOLI

Përmban komponent natyral, që quhen glukoziolate, e që ndihmojnë në pakësimin e rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet kancerogjene, që ndërlidhen me estrogjenin. Vetëm një enë me brokol ju dhuron sasi të mjaftueshme me vitamina C. Pos tyre, brokoli është i pasur edhe me kalium, kalcium dhe magnez, tri minerale që përmirësojnë funksionalitetin e muskujve dhe forcojnë eshtrat.

BADEMI

Frutat me lëvozhgë të fortë njihen për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, e në këtë mënyrë edhe e ulin rrezikun për t’u prekur nga diabeti, tipi 2. Po ashtu, ulin edhe nivelin e kolesterolit të keq, duke shtuar njëkohësisht nivelin e kolesterolit të mirë. Bademi përmban kalori, prandaj mos e teproni me sasinë.

(Kosova Sot)