Ushqimet për zemër të shëndoshë

Ndryshimet e shpejta të temperaturës dhe kalimi nga një stinë në tjetrën nuk iu përshtatet shumë personave që kanë probleme me zemër. Por, me një ushqyeshmëri të mirë mund t’i zvogëloni problemet.
Panxhari – kjo perime është e pasur me kalium dhe magnez, të cilët ndihmojnë në kontrollimin e shtypjes së gjakut, e përpos kësaj ajo është edhe e pasur me fibra, vitaminë A dhe antioksidues.
Vaji i ullirit ekstra i virgjër – është i pasur me antioksidues dhe me thartia të shëndetshme mono të ngopura. Nëse gjalpin e zëvendësoni me vaj ulliri, atëherë mund të bjerë ndjeshëm niveli i kolesterolit në gjak.
Arrat – një grusht arra (rreth 40 g) mund të ndikojnë në uljen e kolesterolit në gjak dhe t’i bëjë arteriet më të kalueshme (hapura). Në vend të çipsave hani arra.
Thekra dhe liri – mund të përdoren për të bërë qull, por mund të shtohen edhe në bukë, në sallata, etj. Ato ndikojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak, si dhe në uljen e nivelit të sheqerit.
(Kosova Sot)