Fundamenti

Ushqimet për veshka të shëndetshme

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Studiuesit kanë krijuar një listë me produktet që garantojnë funksionimin e duhur të veshkave.

Në fillim përfshihen selinoja dhe kopra.

Ato e ushqejnë trupin me vitaminë A, ndihmojnë tretjen e gurëve në veshka dhe largojnë dhimbjet e barkut, transmeton “Zeri.info”.

Produkti tjetër në listë është molla dhe duhet patjetër ta hamë me lëkurë.

Mobi Casa

Tri mollë në ditë janë më se të mjaftueshme. Prodhimet e peshkut e furnizojnë trupin me elemente të rëndësishme, acide yndyrore, vitamina dhe proteina, të cilat kanë efekte pozitiv për veshkat.

Shalqiri është diuretik, duke ndihmuar kështu largimin e rërës nga veshkat dhe tretjen e kripës, përcjell “Zeri.info”.

Kungulli e furnizon trupin me vitamina dhe përfshihet në plane të ndryshme dietike.

Prodhimet me miell thekër janë të pasura në vitamina dhe fibra, duke shpejtuar kështu tretjen dhe metabolizmin. /ZËRI/