Eko Higjiena

Ushqimet për shikim më të mirë dhe më të mprehtë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me kalimin e viteve, shikimi humb ngadalë, e në vitet e vona shpesh shfaqet edhe glaukoma, katarakta dhe degjenerimi makular.

Nëse sytë i keni pa shkëlqim dhe pa jetë, kjo mund të jetë shenjë se sistemi tretës nuk funksionon si duhet dhe do të ishte mirë që për një kohë mos të kombinoni proteina dhe karbohidrate.

Sytë e fryrë dhe kapakët e ënjtur janë shenjë se lëngjet i mbani më shumë në trup. Pini 6-8 gota ujë në ditë, hani shumë pemë dhe perime me gjethe të gjelbër, selino, brokol, sallatë të gjelbër, fruta deti. Hani karotë për shikim më të mirë – thonë pleqtë tanë e me gjasë nuk e kanë ditur përse.

Mobi Casa

Por kishin të drejtë, sepse është e pasur me betakarotinë që është me rëndësi për shikim të mirë dhe indin e syve. Shikimi jo i mirë gjatë natës lidhet me mungesën e vitaminave A në ushqim.

Spinaqi po ashtu është i pasur me antioksiduesin lutein që sytë i bën më të rinj. E hasim edhe në karota, lakër jeshile dhe kungulleshkë. Agrumet, specat, brokuli dhe lakra jeshile janë të pasura me vitamina C, që mund të parandalojnë shfaqjen e kataraktës, forcojnë kapilarët e gjakut dhe sytë i bën më të fortë.
(Kosova Sot)