KKVITI

Ushqimet organike, që luftojnë kancerin dhe rregullojnë ekuilibrin alkalin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Si njerëz që jemi, ushqimi ynë duhet të përmbajë lloje të ndryshme të ushqimit për të mbajtur një ekuilibër midis vitaminave dhe mineraleve në trupin tonë. Këtyre ditëve, frutat dhe perimet janë të mbushura me lloje të kemikateve për të përshpejtuar rritjen e tyre, ndërsa që shiten si organike. Për çdo ditë duhet të konsumoni minerale, në mënyrë që të relaksoni trupin dhe të pushoni natën.

Nëse mendoni thoni se këto nutriente nga vitaminat dhe mineralet janë të pamjaftueshme. Atëherë provoni mënyrën e vjetër, provoni këto ushqime alkaline, transmeton gazeta Kosova Sot.

LAKRA

Një nga perimet, e pranishme në secilën kuzhinë është lakra. Është e lirë dhe është e mbushur me nutriente që ofrojnë veti shëruese për trupin. Përmban substanca kundër kancerit, baktereve dhe kundër viruseve, që ndihmojnë në forcimin e sistemit mbrojtës të shëndetit. Këshillë: ruani ujin ku është zier lakra. Mund ta përdorni për të përgatitur salcë të ndryshme, ose e pini për më shumë nutriente.

HIKËRRORI

Hikërrori, zëvendësim i mirë dhe i shëndetshëm për grurë, është burim i mirë për substancat që ndihmojnë në forcimin e energjisë. Bën një punë të mirë në parandalimin dhe trajtimin e pikës në tru, që shkaktohet nga enët e gjakut, që nuk funksionojnë si duhet. Hikërrori është një ilaç i mirë për të gjithë ata që vuajnë nga venat e zgjeruara dhe hemorroidet.

FARAT E LIRIT

KKVITI

Një nga ushqimet më të shëndetshme janë farat e lirit, kjo për faktin se janë përplot me aminoacidet omega 3. Janë të pasura po ashtu me linjane, që luftojnë kancerin në zorrë, prostatë dhe në gji. Po ashtu përmirësojnë funksionimin e veshkave. Farat e lirit dhe vaji i lirit ulin kolesterolin dhe normalizojnë shtypjen e gjakut. Mund t’i konsumoni në mënyrë të drejtpërdrejtë, në formë të vajit apo në lëngje.

PJEPRI

Pjepri është i shijshëm, i mbushur me shumë nutriente, që kanë veti të shumta shëruese për trupin. Janë të pasura me vitamina B6, fibra dietale, vitamina A, acid folik dhe kalium që së bashku trupit i dhurojnë shumë energji, që i nevojitet për funksionimin e përditshëm. Ul rrezikun edhe nga pika në tru dhe sulmi në zemër.

VAJI I ULLIRIT

Vaji i ullirit është burim i mirë i aminoacide mono të ngopura. Po ashtu përmban sasi të madhe të vitaminave E, që janë esenciale në parandalimin e gjendjeve serioze shëndetësore, si dhimbjet në gjoks dhe sulmet në zemër. Po ashtu ofron veti shëruese për femrat që janë në menopauzë, pasi që lehtëson valët e të nxehtit.

(Kosova Sot)