UBT

Ushqimet natyrale që parandalojnë humbjen e kujtesës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Megjithëse humbja e kujtesës ndërlidhet me moshën, plakjen, e vërteta është se ushqimi i mirë, ushtrimet fizike dhe heqja e disa shprehive të dëmshme e vonojnë këtë.

FRUTAT ME LËVOZHGË TË FORTË

Vajrat natyrale në frutat me lëvozhgë të fortë kanë veti kundër inflamacioneve që ndihmojnë trurin të qëndrojë në gjendje të mirë, duke luftuar humbjen e kujtesës. Përbërësit: Bajame (50 g), Kajsi (30 g), Arra (20 g). Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit në një enë. Ne ju rekomandojmë t’i hani çdo ditë.

KAROTAT

Karotat janë të pasura me karotinë, që është e rëndësishme për shëndetin e trurit. Konsumimi i karotave ndihmon shmangien e humbjes së kujtesës dhe ndihmon të keni një mendje të shëndoshë. Çfarë të bëni: Për ta rifreskuar kujtesën tuaj, tentoni ta hani së paku një karotë në ditë, të papërpunuar apo të zier.

GRANDEMALL

MOLLËT

Kjo pemë është e pasur me shumë hekur dhe me shumë vitamina. Lëvorja e mollës është e pasur me kuercetinë, që ndihmon problemet me kujtesën gjatë kohës së moshës së shtyrë. Çfarë të bëni: Nëse e konsumoni një mollë çdo ditë do të ndihmoni në forcimin e kujtesës. Mos harroni se mund ta shtoni edhe në përgatitjet e tjera.

BORZILOKU

Falë përbërësve qetësues dhe sedativ, borziloku është një ilaç natyral kundër stresit. Gjethet e tij përmbajnë substanca që ndihmojnë trupin për të pasur performanca të mira fizike dhe mendore. Në këtë rast, këto i gjeni në çajin nga borziloku Përbërësit: 1 lugë borzilok (5 g), ½ e gotës ujë (125 ml). Përgatitja: Valojeni ujin, shtoni borzilokun dhe e lini të pushojë për 3 minuta. Më pas, e hiqni nga pllaka e nxehtë dhe e lini të pushojë për 5 minuta. Pini gjysmë gotë çaj si ky pas secilës shujtë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.