GRANDEMALL

Ushqimet më të shëndetshme për muajin qershor

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Tashmë ka ardhur koha që pemët dhe perimet e dimrit t’i lëmë anash, sepse radhën e kanë ushqimet që paralajmërojnë verën dhe janë shumë të shëndetshme për organizmin e njeriut.

Qershitë

Janë përplot me antioksidues dhe posedojnë pak kalori. Qershitë gjithashtu janë ushqimi më i mirë për muajin qershor. Shkaku i vlerave të tyre ushqyese, ndihmojnë te pagjumësia, si dhe mbrojnë zemrën, e po ashtu janë të pasura me likopen, vitamina C dhe fibra.

Trangujt

Pasi që posedon rreth 96 për qind ujë, ky artikull ushqimor mundet ta hidratojë organizmin. Po ashtu janë të pasura me vitamina C, A dhe K, ndërsa që janë të pasura edhe me magnez, kalium dhe posedojnë pak kalori. Pos në sallata, mos harroni trangujt mund të gatuhen dhe prej tyre mund të përgatisni supë të ftohtë.

Mobi Casa

Dredhëzat

Dredhëzat e lëngshme dhe të shijshme janë ushqimi më i kërkuar, pasi që edhe është sezoni i tyre. Posedojnë sasi të lartë të vitaminave C dhe B6, ndërsa që një sasi e vogël e dredhëzave posedojë rreth 49 kalori. Disa studime kanë treguar se dredhëzat janë ushqim i shkëlqyeshëm për ata që duan të humbin në peshë, sepse posedojnë vlera ushqyese që përshpejtojnë metabolizmin, si dhe kontrollojnë nivelin e sheqer në gjak.

Kungulleshkat

Në 100 gramë të kungulleshkave të njoma do të gjeni vetëm 16 kalori, ndërsa që janë të pasura me vitamina dhe fibra, përkatësisht me mangan dhe vitamina C, kështu që janë burim i mirë për magnez, vitamina A, kalium, acid folik, fosfor, bakër dhe vitamina B2.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.