Fundamenti

Ushqimet më të shëndetshme në planet

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këto janë disa ushqime që nuk mendojmë dhe aq për to. Janë të lira dhe lehtë i gjejmë në treg. Janë të pasura me vitamina, minerale dhe nutriente dhe janë ushqimet më të shëndetshme në planet.

SALMONI

Është burim i shkëlqyeshëm për aminoacidet omega-3, ndërlidhet edhe me reduktimin e rrezikut për depresion, sëmundjet e zemrës dhe kancer. Tri shërbime përmbajnë rreth 50 për qind të nevojave me kacinë, e cila ju mbron nga Alzheimer-i dhe kujtesa

SPINAQI

Spinaqi përmban luteinë dhe zeaksantinë, dy antioksidues që e forcojnë sistemin imun për të ruajtur shëndetin e syve. Studimet e fundit zbulojnë se midis frutave dhe perimeve që luftojnë kancerin spinaqi është më i efektshmi.

LIMONI

Vetëm një limon ka më shumë se 100 për qind të nevojave tuaja për vitamina C, që ju ndihmon ta ulni kolesterolin dhe t’i forconi eshtrat. Flavonoidet e gjetura në limon mund të ndihmojnë në ngadalësimin e rritjes së qelizave të kancerit dhe veprojnë kundër inflamacioneve.

FASULET

Nëse hani një shujtë me fasule, pa ambër parasysh se cilit lloj i takojnë, katër herë në javë, rrezikun për të pësuar sulm në zemër e ulni për 22 për qind. E njëjta shprehi po ashtu redukton rrezikun edhe nga kanceri i gjirit.

ARKATANA

AVOADOT

Është i pasur me yndyra të shëndetshme, për të cilat është vërtetuar se ulin kolesterolin e keq për 22 për qind. Një avokado është e pasur me fibra dhe përmbush 40 për qind të nevojave me folate, që mundet ta reduktojë rrezikun për sëmundjet e zemrës.

BROKOLI

Një kërcell mesatar brokoli përmban më shumë se 100 për qind të nevojave tuaja ditore me vitamina K dhe më shumë se 200 për qind të nevojave në baza ditore për vitamina C – dy nutriente esenciale në ndërtimin e eshtrave.

ÇOKOLLATA E ZEZË

Vetëm një e katërta e një çokollatës mesatare në ditë mundet ta ulë shtypjen e gjakut. Pluhuri i kakaos është pasur me flavonoide dhe antioksiduesit ndikojnë në reduktimin e kolesterolit të keq, duke shtuar njëkohësisht nivelin e kolesterolit të mirë.

PATATET

Një patate e kuqe përmban 66 mikrogramë të folateve që ndërtojnë qelizat – e njëjta sasi e gjetur në një gotë spinaq ose brokoli. Një patate e ëmbël përmban rreth tetë herë më shumë vitamina A, që luftojnë kancerin dhe forcojnë sistemin imun.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.