Fundamenti

Ushqimet më të mira që e ngadalësojnë plakjen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Le të jemi të ndershëm: që të gjithë ne dëshirojmë që për së paku disa vjet të dukemi më të rinj se sa që në fakt jemi. A e keni ditur se në këtë drejtim mundet t’ju ndihmojë ushqimi që e hani, duke ju ndihmuar t’i luftoni shenjat e plakjes? Mësoni për disa nga ushqimet më të mira dhe më të shëndetshme kundër plakjes.

SHAFRANI

I njohur për ngjyrën e tij të portokalltë dhe me shije të veçantë që u jep shujtave, shafrani përmban fitokemikate që veprojnë si kundër inflamacioneve dhe kanë përbërës kundër plakjes. Kështu e ngadalëson plakjen e hershme dhe ndihmon në luftimin e stresit.

HUDHRA

Hudhra është shumë e ngjashme me qepën, kështu që lirisht mund t’i konsumoni sa më shumë që është e mundshme. Substancat e dobishme vijnë nga sulfuri, që ia dhuron aromën karakteristike të hudhrës, që me të madhe e ndihmon bukurinë dhe shëndetin. Rregullon shtypjen e gjakut dhe lufton bakteret dhe kërpudhat.

ARKATANA

VAJI I ULLIRIT

Edhe vaji i ullirit është në këtë listë. Bashkë me vajin e vet, ulliri ofron një veti shumë të madhe të yndyrave mono të ngopura që përmirësojnë shëndetin arterial duke ulur shtypjen e lartë të gjakut dhe rregullon nivelin e yndyrës në gjak. Vaji e ullirit e mban të hidratuar lëkurën dhe të shëndetshme.

BROKOLI

Në fund, brokoli, si dhe të gjitha perimet nga familja e lakrave, përmbajnë substanca që parandalojnë përhapjen e tumoreve. Për më shumë, brokoli aktivizon eliminimin e helmeve dhe qelizat e kancerit. Është më mirë ta zieni në avull, në mënyrë që t’i ruajë vetitë e veta, përndryshe do t’i humbasë ato.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.