Eko Higjiena

Ushqimet më të mira që e kontrollojnë oreksin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

JOGURTI GREK

Ky lloj i jogurtit është filtruar për të eliminuar lëngjet dhe është më i trashë dhe më i mbushur me proteina. Kur të jeni shumë të uritur, konsumoni një porcion jogurt pa sheqer. Ju ofron 15 g proteina, kjo e plotëson urinë tuaj më mirë se karbohidratet dhe yndyrat.

DJATHI

Vetëm një apo dy pjesë djathë mund ta plotë- sojnë oreksin tuaj. Mund të zgjidhni llojet me pak sodium ose me pak yndyrë. Më e rëndë- sishmja është se do të merrni sasinë e proteinave që eliminon ndjenjën e urisë në stomak. Nëse mendoni se nuk mund të duroni të prisni shujtën, atëherë hani disa pjesë djathë.

KAFEJA E ZEZË

Ka njerëz që janë për dhe kundër kafesë, falë kafeinës, por përkundër kësaj, konsumimi i një filxhani kafe në ditë nuk është e dëmshme për shëndetin. Përmbajuni disa rregullave si, përdorni kafe të zezë të pastër pa sheqer, kafeja e përshpejton metabolizmin dhe ju mbron nga sulmet e urisë.

Mobi Casa

AVOKADO

Një tjetër ushqim i rekomanduar për të kontrolluar oreksin është avokado, sepse përmban shumë nutriente si aminoacide omega-9. Avokado ju ngop më shpejtë se sa karbohidratet, e madje edhe proteinat. Vajrat e avokados përmbajnë oleik që i dërgon shenja trurit se jeni ngopur.

VAJI I ULLIRIT

Vaji i ullirit ju ofron një sasi të madhe me nutriente esenciale që luftojnë urinë për ushqim. Sikur kjo mos të mjaftonte, e ndryshon në tërësi shijen e ushqimit. Mund të hani edhe disa ullinj sa herë ta ndjeni urinë, apo të konsumoni sallatë sezonale me vaj ulliri. Kjo parandalon ndjenjën e zbrazëtisë në stomak.

SUPË ME PERIME

Pa kurrfarë dyshimi kjo supë me perime është një nga ushqimet më të mira për ta reduktuar oreksin, për disa arsye, para së gjithash, është e bërë me ujë të ngrohtë që “mbush” stomakun tuaj për disa orë. E dyta, përmban shumë perime të ndryshme që ofrojnë proteina ngopëse. Mund të shtoni karota, lakër Brukseli, selino.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.