Mobi Casa

Ushqimet më të mira për uljen e kolesterolit

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Kolesteroli i keq rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare ku përfshihen sëmundjet e zemrës dhe ataku në zemër.

Kolesteroli ndahet në tre kategori: lipoproteinë e një dendësie të ulët, tepër të ulët dhe tepër të lartë.Lipoproteina e një dendësie të lartë është shumë e mirë për shëndetin.

Dy të tjerat janë të dëmshme.

Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë:Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku)

Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl

Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl ose pak më i lartë.

Niveli i triglicerideve duhet të jetë më i ulët se 150 mg/dl.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ndryshimet në ushqyerje dhe stilin e jetesës janë të nevojshme për uljen e kolesterolit.

Niveli i kolesterolit matet me një analizë të thjeshtë gjaku.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ushqimet që ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit.

Tërshëra

Tërshëra përmban sasi të larta të fibrës së tretshme e cila ndihmon në uljen e nivelit të lipoproteinës së dendësisë së ulët.

Fibra pakëson përthithjen e kolesterolit në gjak, ndërkohë që fibra ju mban të ngopur për shumë gjatë.

Tërshëra gjithashtu ul rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Bajamet

Bajamet përmbajnë shumë yndyra mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura.Ato gjithashtu janë të pasura me fibër.

Bajamet rrisin nivelet e kolesterolit të mirë dhe ulin nivelet e atij të keq.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një grushti me bajame çdo ditë por jo më shumë.

Lëngu i PortokallitPrania e vitaminës C tek lëngu i freskët i portokallit me gjithë tul ndihmon në uljen e kolesterolit.

Lëngu i portokallit përmirëson edhe profilin e lipideve në gjak.

Nëse i druheni sheqerit në gjak, atëherë Agroweb.org rekomandon ngrënien e disa portokajve në ditë.

Mobi Casa

Salmoni

Peshku salmon është i pasur me acide yndyrore omega-3 që e mbrojnë shëndetin nga kolesteroli i lartë dhe rreziku i sëmundjeve të zemrës.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një-dy racioneve me salmon çdo javë.

Vaji i Ullirit

Yndyrnat mono-të-pangopura tek vaji i ullirit ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe pengojnë atakun në zemër.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e dy lugëve gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër por tregoni kujdes sepse ky vaj përmban shumë kalori.

Avokadot

Avokadot përmbajnë yndyra mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme. Ato ulin nivelin e kolesterolit të keq por edhe e ushqejnë organizmin me proteinë, fibër, vitamina e minerale.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një avokadoje në ditë.

Hudhra

Hudhra ul kolesterolin, tensionin e gjakut dhe e mbron zemrën.

Për shumë njerëz ajo është një alternativë e shkëlqyer ndaj medikamenteve

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e dy deri në tre thelbinjve hudhër me stomak bosh çdo ditë.

Çokollata E Zezë

Kjo ëmbëlsirë mundet të ulë me efikasitet nivelin e kolesterolit të keq.Ajo përmban shumë antioksidantë dhe flavonoidë që pengojnë bllokimin e enëve të gjakut.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një deri në dy copëzave të çokollatës së zezë me të paktën 60 përqind përmbajtje kakaoje në ditë.

Këshilla Të Tjera Për Uljen E Kolesterolit

Ekspertët rekomandojnë aktivitetin fizik, lënien e duhanit, shmangien e alkoolit dhe konsumin e pakët të yndyrave të ngopura.

Për më tepër, ata rekomandojnë shmangien e ushqimeve me yndyrë, karbohidrate dhe sheqerna të përpunuara.

Mishi i kuq, produktet e bulmetit me yndyrë, dhe ushqimet e përpunuara duhen shmangur gjithashtu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.