Mobi Casa

Ushqimet më të mira për pacientët që vuajnë nga artriti

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Përderisa është e vërtetë se nuk mund ta shëroni artritin vetëm përmes ushqimit, ekzistojnë ushqime të caktuara që kanë mundësinë ta luftojnë inflamacionin derisa e forconi sistemin imun dhe forconi eshtrat.

Nëse vuani nga artriti, ja disa nga ushqimet më të mira që duhet t’i inkorporoni në menynë tuaj për t’i lehtësuar simptomat dhe gjendjen tuaj shëndetësore,transmeton gazeta Kosova Sot.

BANANET

Bananet janë ushqim që mund ta konsumoni nëse vuani nga artriti. Është i mbushur me magnez dhe kalium. Kur këto dy minerale kombinohen do të përfitoni nga rritja e densitetit të eshtrave. Plus, magnezi ju ndihmon ta luftoni dhimbjen. Nëse jeni prej atyre që kanë probleme me eshtra të demineralizuara, atëherë gjithsesi duhet ta konsumoni.

BORONICAT

Sikurse bananet, edhe boronicat mund t’i konsumoni nëse vuani nga boronicat. Me pasurinë e frytit me antioksidues, nuk është për t’u çuditur pse kaq shumë kërkohen për forcimin e sistemit imun. Për më shumë, ky fryt përmirëson gjendjen dhe ngadalë- son përparimin e sëmundjes, sidomos nëse vuani nga të ënjturat.

SALMONI

Ky lloj i caktuar i peshkut është i pasur me aminoacide omega 3, që ndihmon në reduktimin e inflamacioneve në nyja dhe ngurtësinë që e ndjeni kur të zgjoheni. Më e mira e konsumimit të ushqime të pasura me aminoacidet omega 3 është se njerëzit mund të ulin dozën e tyre me ilaçe kundër inflamacioneve.

Eco Higjiena

LËNGU I PORTOKALLIT

Qëmoti dihet se portokajtë dhe agrumet, janë shumë të pasura me vitamina C. Kjo vitaminë e veçantë mundet të ndihmojë në forcimin e kërcit. Nëse keni mungesë të vitaminave C, kjo ndikon në zhvillimin jo të mirë dhe si duhet të eshtrave, kërcit dhe dhëmbëve.

ÇAJI I GJELBËR

Me siguri se jeni të vetëdijshëm se çaji i gjelbër ofron veti të shumta për shëndetin, duke e bëtë një ndër më të mirin në Tokë. Nëse vuani nga artriti,mund të pini çaj të gjelbër rregullisht sepse lehtëson inflamacionet derisa parandalon enzimat e caktuara që ndikojnë në dëmtimin dhe thyerjen e kërcit.

GJALPI E KIKIRIKËVE

Nëse jeni adhurues i gjalpit të kikirikëve, nuk ka arsye të ndaloni e të mos konsumoni nëse vuani nga artriti. Gjalpi i kikirikëve është i pasur me niacinamide, i cili mund ta përmirësojë aftësinë e nyjave për të lëvizur. Po ashtu përmban vitamina B3, i cili ndihmon në reduktimin e inflamacioneve dhe përmirëson fleksibilitetin.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.