Eko Higjiena

Ushqimet më të mira për muajin qershor

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Përderisa të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve kanë ndikim të shkëlqyeshëm për shëndetin, vlerat e tyre do t’i merrni kur t’i hani gjatë sezonit. Ushqimi sezonal është më i shijshmi, më i liri, më i freskëti.

SEZONALE DO TË THOTË ME VLERA USHQYESE

Pas korrjeve, vlera e ushqimeve bie. Vitamina të shumta në pemë dhe perime thjesht zhduken. Blerja e ushqimeve sezonale do të thotë më shumë vitamina, minerale dhe fitokemikate.

SEZONALE DO TË THOTË MË TË SHIJSHME

UBT

Prodhimet sezonale janë më të freskëta, e të freskëtat janë gjithmonë më të shijshme.

SEZONALE DO TË THOTË NATYRALE

Të hani ushqime natyrale do të thotë ta kurseni natyrën dhe ta ruani ambientin. Për rritjen e tyre nuk nevojiten pesticide, kështu që është momenti i duhur të hani ushqime sezonale.

(Kosova Sot)