ARKATANA

Ushqimet më të mira për mëngjes që të humbni në peshë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nëse dëshironi të humbni në peshë, gjëja më e keqe që mund të bëni është të mos hani mëngjes. Në një studim “The National Weight Control Registry” zbuloi se brenda një grupi njerëzish që donin të humbnin në peshë, subjektet që hanin mëngjes humbën më tepër në peshë dhe konsumuan më pak kalori, yndyrna të ngopura dhe kolesterol, në krahasim me ata që e anashkalonin ushqimin e tyre në mëngjes.

Sekreti për të humbur në peshë është të hani në mëngjes ushqime, që janë të ushqyeshme dhe të ngopin. Ja cilët janë ushqimet që ju sugjerojmë për mëngjes, që të arrini diçka të tillë…

Proshutë dhe vezë

Sipas studiuesve është mirë që në mëngjes të konsumohet një vakt që përmban 400 deri në 500 kalori, në qoftë se doni të bini në peshë. Një mëngjes i bollshëm, ju ndihmon të ndiheni të ngopur, veçanërisht nëse ai përmban 200 kalori apo më shumë nga proteinat pa yndyrna, nga ushqime si vezët dhe proshuta me pak yndyrë. Proteinat ju bëjnë të ndiheni të ngopur më gjatë se sa karbohidratet, kështu që të hani proteina për mëngjes ju ndihmon të merrni më pak kalori gjatë pjesës tjetër të ditës.

Kosi

Eco Higjiena

Një mënyrë për të marrë 200 kalori gjatë mëngjesit përmes proteinave është kosi me pak yndyrë. Dr. Milton Stokes i “St. Barnabas Hospital” në Nju Jork City këshillon që kosi të shoqërohet me feta bananesh ose lëng të trashë frutash të bërë nga boronicat apo manaferrat dhe copa akulli.

Drithërat e plota kokërr

Dr. Stokes sugjeron dhe një tjetër mëngjes me drithëra të plotë, që përmbajnë shumë fibra. Shtoni qumësht në drithërat tuaj dhe do të ndiheni më të ngopur gjatë ditës. Barbara J. Rolls, Ph.D., autore e “The Volumetrics Weight Control Plan” ndan po ashtu të njëjtin mendim. Sipas saj, ushqimet me shumë fibra ju lejojnë të hani më shumë ushqim ndërsa merrni më pak kalori.

Frutat e freskët

Frutat e freskët përmbajnë shumë fibra, ndaj mëngjeset klasikë me fruta si bananet, grejpfrut, boronicat dhe pjepri janë shumë të mira. Bananet përmbajnë kalium, boronicat kanë veti antioksidante, grejpfruti dhe pjepri kanë shumë vitaminë C. Përpiquni të vendosni fruta të freskët në drithërat tuaja ose hani fruta me kos për t’u ndjerë të ngopur dhe për ta filluar ditën me energji.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.