FITORJA

Ushqimet më të mira për bark të rrafshët

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një bark i rrafshët dhe i shtrënguar është ëndërr e secilës femër, dhe jo vetëm. Këtë mund ta arrini përmes gjumit të mjaftueshëm, pa stres, duke mos e anashkaluar kafjallin. Në vijim kuptojeni se cilat ushqime duhet t’i hani për gjumë më të mirë, për të humbur në peshë dhe për të hequr qafe fryrjet në stomak

Uji

Sasia e mjaftueshme e lëngjeve është faktor kyç për funksionimin e organizmit, pa marrë parasysh nëse jeni apo nuk jeni në dietë. Uji përmirëson sistemin tretës, përmirëson absorbimin e organizmit dhe ndikon në detoksimin e organizmit. Nëse nuk ju pëlqen të pini ujë, shtoni disa pika lëng limoni dhe në këtë mënyrë përshpejtoni metabolizmin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Peshku

Peshku është i pasur me aminoacide omega-3 dhe me proteina. Personave që u mungon ky aminoacid, kryesisht flenë më keq dhe hanë vonë ushqimin, që ndikon në grumbullimin e shtresave dhjamore, sidomos përreth stomakut. Proteinat, që gjenden në peshk, lejojnë ta ngopin organizmin tuaj, e aminoacidet e përmirësojnë punën e zemrës dhe ulin rrezikun nga demenca.

Çajet

Çaji i gjelbër përmban polifenole, të cilat janë përgjegjës për shkrirjen e fortë të yndyrave. Do të ishte mirë ta pini para ushtrimeve, për të forcuar shkrirjen e shtresave dhjamore. Një kafe në ditë zëvendësojeni me çaj të gjelbër, duke ulur nivelin e kolesterolit në gjak dhe mbrojnë nga infeksionet virusale.

GRANDEMALL

Erëzat pikante

Specat pikantë dhe piperi e stimulojnë tretjen, pakësojnë fryrjet e stomakut dhe mund të ulin shtypjen e gjakut dhe t’i pakësojnë ngërçet. Një lugë piper mund ta hidhni në pije sipas dëshirës, të cilën do ta pini për çdo ditë, ndërsa që rezultatet nuk do të mungojnë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Qumështi dhe prodhimet e qumështit

Qumështi është i pasur me kalcium, që mund t’ju ndihmojë të liroheni nga shtresat dhjamore. Kalciumi, po ashtu, siguron qumësht të qetë dhe cilësor, marrë parasysh se ndihmon në relaksimin e muskujve. Por, kujdes që qumështin të mos e konsumoni në sasi ë tepërt, sepse mund të krijojë efekt të kundërt.

Qershitë

Një orë para se të shkoni në gjumë, hani pak qershi. Janë burim i hatashëm për melatoninë, hormon ky që rregullon gjumin. Jo vetëm se e ngrit nivelin e melatoninës në organizmin tuaj, i cili ju ndihmon të flini qetë, por edhe si pasojë e antioksiduesve që ka, ju ndihmon të humbni në peshë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.