FITORJA

Ushqimet më të mira, me më së shumti vitamina dhe dobi për organizmin

/ 2 minuta lexim
FITORJA

A e keni ditur se cilat janë ato ushqime me më së shumti vitamina dhe që janë më të shëndetshmet? Nëse jo, ja ku i keni më poshtë.

Qepa

Vetitë më të mëdha shëruese nga qepa i fitoni nëse e konsumoni të papërpunuar. Në fakt, me përpunim në temperaturë të lartë humb vlerat që mbrojnë nga kanceri i mushkërive dhe prostatës. Po ashtu, qepa ngadalëson humbjen e kalciumit, prandaj është e mirë për të gjithë ata që kanë probleme me eshtra dhe nyja.

Misri

Sa më gjatë ta zieni mirin, aq më i shëndetshëm është! Deri te një përfundim i tillë kanë ardhur ekspertët nga “Journal of Agriculture and Food Chemistry”, nga universiteti ‘Cornell’ në Amerikë. Ata kishin matur aktivitetin antioksidues të misrit dhe kanë zbuluar se shtohet me zierjen e tij.

Bizelja

Nëse nuk e pëlqeni, urgjent ndryshoni shijen tuaj dhe shprehitë. Konsumimi ditor i bizeles, së bashku edhe me bishtajat e tjera, ul rrezikun nga kanceri në lukth, ka treguar studimi i publikuar në revistën “International Journal of Cancer”. Pos kësaj, bizelet kanë vlerë të lartë ushqyese, sepse përmbajnë karbohidrate, fibra, proteina dhe yndyrë.

UBT

Lakra

Lakra është përplot me vitaminë C, ndërsa kur limoni krahasohet se përmban më shumë këtë vitaminë, është vetëm mashtrim. Pos kësaj, lakra po ashtu është plot me antioksidues që ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës pasi ul kolesterolin. Posedon pak kalori, por shumë vitamina dhe minerale,si: si mangan, hekur, kalcium dhe magnez.

Specat e kuq

Një spec me madhësi mesatare përmban rreth 32 kalori, ndërsa që në anën tjetër siguron saktësisht sasinë me vitaminën C, e cila llogaritet 150 për qind nga sasia e dozës së preferuar ditore. Është e dobishme për personat që vuajnë nga arteroskleroza, sepse ndikon në elasticitetin e kapilarëve.

Spinaqi

Përplot me karotenoide, spinaqi mbron prej sëmundjeve të syve që mund të dërgojnë deri te humbja totale e shikimit, sidomos te personat e moshuar. Me zierjen e spinaqit karotenoidi i quajtur luteinë bëhet më lehtë i tretshëm për organizmin e njeriut. Nga mineralet, spinaqi sidomos përmban magnez dhe kalium.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.